LAJMI I FUNDIT:

KPK reagon ndaj miratimit të Ligjit të ri: Rrezikon pavarësinë prokuroriale

KPK reagon ndaj miratimit të Ligjit të ri: Rrezikon pavarësinë prokuroriale

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar ndaj miratimit të Projektligjit për këtë institucion nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Në reagim e KPK-së thuhet se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka injoruar dhe refuzuar komentet, sugjerimet dhe propozimet e përfaqësuesve të deleguar të KPK-së në grupet punuese, të formuara nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe në komisionet e Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të ri për KPK-në, i cili është miratuar më 11 korrik 2024.

“Kjo praktikë e njëanshme e miratimit të akteve ligjore, tregon qartazi se Qeveria e Kosovës dhe shumica në Kuvendin e Kosovës, me vetëdije dhe në emër të reformave, synojnë të bëjnë të kundërtën e reformës, pra bllokimin dhe defunksionalizimin e sistemit prokurorial.


KPK-ja thekson se miratimi i këtij ligji përbën mosrespektim dhe shkelje të hapur të parimeve kryesore të Deklaratës së Përbashkët të Zotimit, që, në vetvete, paraqet një lloj absurditeti të llojit të rrallë, ngaqë përbërja e Ekzekutivit aktual, gjegjësisht, Ministria e Drejtësisë, nuk po arrin assesi të shmangë qëndrimet politike në raport me sistemin prokurorial, duke mos përfillur sugjerimet e shumanshme dhe duke rënë në kundërshtim jo vetëm me kërkesat e bazuara të përfaqësuesve të KPK-së, por edhe me kërkesat dhe rekomandimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Kuvendi miraton Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Tutje KPK thotë se u është mirënjohëse dhe falënderuese në mënyrë të veçantë ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe të shoqërisë civile në vend, të cilët u vunë në mbrojtje të këtyre parimeve dhe insistuan me ngulm që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të mos injorojnë rekomandimet e institucioneve vendore, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së sa i përket Projektligjit për Këshillin Prokurorial.

“Me këtë rast, KPK-ja është bashkuar plotësisht me thirrjet dhe apelet kuptimplota për respektimin e normave dhe standardeve evropiane para miratimit të këtij ligji dhe ligjeve të tjera në Kuvend, duke kritikuar ashpër qasjen e pushtetit lidhur me cenimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese të vendit, siç është KPK-ja.

Realisht, kjo tendencë e pushtetit, e zbuluar tashmë plotësisht, paraqet ndërhyrje rigoroze në sistemin prokurorial dhe në tërë sistemin e drejtësisë, duke përtërirë çdo ditë veprime dhe lloj-lloj farsash dhe insinuatash, me qëllimin e vetëm që në emër të kinse synimit të fuqizimit të llogaridhënies më të madhe në sistemin prokurorial, të arrihet ekuilibri i përbërjes me anëtarë prokurorë dhe joprokurorë, por që, në vetvete është tentim për kapjen dhe dirigjimin e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit dhe cenon mandatin kushtetues dhe pavarësinë e sistemit prokurorial, duke pamundësuar funksionalizimin e tij dhe duke e bërë atë lehtësisht të ndikuar nga politika”, thuhet më tej në reagim.

Përfundimisht, Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka potencuar se mbetet i përkushtuar për të mbështetur proceset reformuese dhe angazhohet që së bashku me të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, të bashkëveprojë në çdolloj nisme që ka për qëllim reformimin e nevojshëm, në mënyrë që të fuqizohet sundimi i ligjit në Kosovë dhe sistemi prokurorial të bëjë punën e vet të pavarur, profesionale, llogaridhënëse dhe transparente, por njëkohësisht kërkon edhe respektimin e plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mënjanimin e çfarëdo tendence për kapjen antikushtetuese të institucioneve të pavarura të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën, i njohur si komandant

Specialja dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën, i njohur si komandant "Ujku"

Lajme
Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në

Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në "TikTok" pretendonte se është mjek popullor

Lajme
Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Lajme
Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra thuhet se është pronë e Radoiçiqit

Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra thuhet se është pronë e Radoiçiqit

Lajme
Dënimi i Pjetër Shalës, Klinaku: Specialja po dënon luftëtarët e UÇK-së, duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb

Dënimi i Pjetër Shalës, Klinaku: Specialja po dënon luftëtarët e UÇK-së, duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb

Lajme
Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv

Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv

Lajme
Kalo në kategori