LAJMI I FUNDIT:

Sveçla dënon sulmin që ndodhi në një lokal në veri: Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin

Sveçla dënon sulmin që ndodhi në një lokal në veri: Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reagur pasi sulmit që ka ndodhur në pastiçerinë “Sharr” në veri të Mitrovicës.

Në reagimin e tij, ministri thotë se ” prej tri vitesh angazhohemi pa reshtur në shtrirjen e sundimit të rendit dhe ligjit në veriun e vendit tonë që më parë ka qenë zonë e kontrolluar nga bandat kriminale të Serbisë e njollë e zezë për vendin tonë”.

Më tej, ministri shton se lufta ndaj grupeve kriminale të Serbisë është e pandalshme, transmeton Telegrafi.


“Lufta jonë e pandalshme ndaj grupeve kriminale të Serbisë dhe neutralizimi i ndikimit të tyre në masë ka arritur të krijojë normalitet jetese me ç’rast shumë qytetarë tanë atje kanë filluar të krijojnë mundësitë për zhvillimin e tyre”, pohon ai.

Sulmohet me koktej molotovi një lokal në veri të Mitrovicës
Lexo po ashtu Sulmohet me koktej molotovi një lokal në veri të Mitrovicës

Ministri ka dënuar ashpër sulmin në veri, derisa ka kërkuar nga organet përkatëse të identifikojnë personat që kanë kryer sulmin.

“Ky fakt duket se i pengon edhe disa mbetjeve kriminale të Serbisë në veri me ç’rast në mëngjesin e sotëm jam njoftuar se është sulmuar me koktej molotovi pastiçeria “Sharr” në Mitrovicën e Veriut. Dënoj ashpër këtë sulm dhe kërkoj nga organet përkatëse në identifikimin sa më të shpejtë të kryesve e këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre para drejtësisë”, ka shtuar ai.

Ministri mes tjerash ka deklaruar se “Sulmet e tilla nuk do të na zmbrapsin asesi dhe jam i bindur se nuk do ti frikësojnë e ndalin as qytetarët tanë”.

“Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin”.

Ndryshe, pastiçeria “Sharr” në veri të Mitrovicës është sulmuar me koktej molotovi mbrëmë pas mesnate.

Persona të panjohur kanë thyer xhamin në derën e lokalit dhe kanë hedhur koktej molotovi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Rreth orës 03:30 ka pasur tentim zjarrvënie në veri të Mitrovicës. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani.

Ditë më parë në të njëjtin lokal kishte qëndruar për pak kohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë, gjatë një vizite që kishte bërë në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori