LAJMI I FUNDIT:

Stadiumi i finales së Euro 2024 në Berlin njihet si shtëpia e episodit më të turpshëm të futbollit anglez

Stadiumi i finales së Euro 2024 në Berlin njihet si shtëpia e episodit më të turpshëm të futbollit anglez

Anglia e Gareth Southgate do të kërkojë të lajë gjurmët e turpit sportiv këtë të dielë, pasi në Olimpiastadion, ku zhvillohet finalja e Euro 2024, ekipi kombëtarë i këtij vendi kishte bërë një gjest që as sot nuk harrohet nga anglezët. 

Për shumë njerëz, Olimpiastadioni do të jetë gjithmonë vendi ku Jesse Owens poshtëroi Adolf Hitlerin, pra në oborrin e shtëpisë së tij.

Por Olimpiada e vitit 1936 u përdor nga nazistët si propagandë e pastër, si një deklaratë për supremacinë e supozuar të “racës ariane” mbi të tjerët.


Dy vjet më vonë, FA urdhëroi në mënyrë të turpshme lojtarët e Anglisë të ngrinin krahun në përshëndetjen naziste përpara se të mundnin Gjermaninë në një miqësore. Dukej se shteti britanik po pranonte në mënyrë implicite autoritetin dhe fuqinë e Hitlerit. “Tre Luanët”, sipas  The Sun kanë mundësinë për të korrigjuar gabimin e lashtë.

Hitleri, duke ardhur në pushtet në vitin 1933, dy vjet pasi Lojërat Olimpike i ishin dhënë Berlinit, vendosi që e gjithë ngjarja duhej të ishte një homazh ndaj ideologjisë dhe ambicieve të tij.

Në përgatitjen e Lojërave Olimpike, Hitleri kërkoi që IOC të ndalonte atletët hebrenj dhe me ngjyrë të merrnin pjesë.

Lituania ishte ndaluar të merrte pjesë në lojëra pasi dënoi me gjyq dy udhëheqës të shquar nazistë. Një numër vendesh, duke përfshirë Spanjën dhe Irlandën, bojkotuan Lojërat Olimpike, së bashku me shumë atletë hebrenj nga kombe të tjera.

Kur filluan Lojërat Olimpike, Hitleri ishte aty për të festuar fitoret gjermane si një miratim i regjimit të tij, megjithëse ai ishte i interesuar të shtrëngonte vetëm duart e fituesve të shtëpisë.

Por ato pretendime me të meta për lavdinë ariane do të shkatërroheshin nga atleti Jesse Owens. Në harkun kohor prej shtatë ditësh ai fitoi katër medalje të arta, në 100 metra, kërcim së gjati, 200 metra dhe stafetë 4×100 metra.

Hitleri, i indinjuar kur pa një atlet me ngjyrë të pushtonte garat dhe  u largua herët nga stadiumi për të shmangur ceremoninë e medaljeve, megjithëse u raportua se kishte “përshëndetur” fituesin.

Momenti i dobësisë së anglezëve

Megjithatë, një vit përpara se Gjermania të pushtonte Poloninë për të nisur atë luftë, më 14 maj 1938, futbolli anglez iu nënshtrua frikacakëve politik.

Një natë para ndeshjes, FA dhe qeveria ranë dakord t’u thonin lojtarëve që të bënin përshëndetjen naziste kur u luajt Himni Kombëtar – me togerin kryesor të Hitlerit, Joseph Goebbels, që ishte në mes turmës prej 110,000 njerëzish.

Sekretari i FA, Stanley Rous (më vonë u bë president i FIFA-s), ishte përkrahësi më i fortë i lejimit të Afrikës së Jugut të mbetej anëtare edhe pse ishte në epokën e Aparteidit, kishte thënë pas atij gjesti se lojtarët nuk kishin “asnjë kundërshtim”, gjë që u hodh poshtë nga disa prej tyre.

Stan Cullis i Wolves refuzoi të pajtohej dhe u hoq nga ekipi dhe Stanley Matthews tregoi rastin: “Dhoma e zhveshjes shpërtheu. Të gjithë lojtarët ishin të egër dhe krejtësisht kundërshtuan”

Matthews deklaroi pastaj se “fotografia famëkeqe” i shkaktoi atij turp gjatë gjithë jetës së tij. Anglia e fitoi atë ndeshje me rezultat 6-3. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori