LAJMI I FUNDIT:

NASA ndan foto të “lindjes së Hënës” nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

NASA ndan foto të “lindjes së Hënës” nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

NASA rregullisht kap imazhe mahnitëse të universit tonë, duke i lënë të magjepsur adhuruesit e hapësirës.

Rrjetet sociale të Agjencisë Hapësinore të SHBA-së janë një “thesar” për ata që duan të shikojnë video edukative dhe imazhe magjepsëse që tregojnë Tokën dhe hapësirën.

Në postimin e fundit, agjencia ndau një foto të “lindjes së Hënës” nga një “pikë unike e favorshme” brenda Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.


Bëhet e ditur se fotoja është shkrepur nga astronauti i NASA-s, Matthew Dominick, i cili ka jetuar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për rreth katër muaj, përcjell Telegrafi.

Në pamjet e publikuara, shihet gjysmëhëna e cila shtrihet mbi atmosferën e Tokës.

“Shtresat e portokallisë dhe të zezës shfaqen nën brezin horizontal të së kaltrës që shtrihet në qendër të imazhit. Gjysmëhëna është e bardhë dhe bie në sy kundër errësirës së hapësirës”, tha agjencia amerikane në përshkrimin e imazhit.

View this post on Instagram

A post shared by NASA Artemis (@nasaartemis)

Ndërsa përshkruante skenën, astronauti tha: “Një copëz hëne ngrihet nga retë e ndezura dhe duket se shikon drejt horizontit duke pritur lindjen e afërt të Diellit”.

Ndryshe, edhe në shkurt NASA ndau një foto të Hënës dhe Tokës në një kornizë të vetme nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

“Hëna jonë është në fazën e saj të gjysmëhënës, ku shumica e dritës së Diellit po ndriçon anën e saj të largët – anën që nuk mund ta shohim drejtpërdrejt nga Toka. Gjysmëhëna është faza e fundit përpara se cikli hënor të përsëritet me një hënë të re”, shkroi NASA teksa shpërndau imazhin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori