LAJMI I FUNDIT:

Franca merr vendim zyrtar për Deschamps pas eliminimit nga Euro 2024

Franca merr vendim zyrtar për Deschamps pas eliminimit nga Euro 2024

Federata e Futbollit të Francës ka marrë një vendim për të ardhmen e trajnerit Didier Deschamps pasi ata u eliminuan nga Euro 2024 në fazën gjysmëfinale nga Spanja.

Gjelat patën vetëm pesë goditje në portë gjatë ndeshjes dhe zëvendësimet e strategut të tyre në pjesën e dytë përfundimisht patën pak ndikim.

Franca barazoi një rekord prej kohësh në fazën e grupeve duke u kualifikuar pa shënuar asnjë gol nga loja e hapur.


Tani, Philippe Diallo, president i Federatës Franceze të Futbollit, i ka dhënë mbështetjen e tij Deschamps, duke konfirmuar dëshirën e tij për të parë trajnerin të qëndrojë të paktën deri në Kupën e Botës 2026.

Ai tha për L’Equipe: “Unë nuk shoh ndonjë arsye për të vënë në dyshim kontratën e tij . Rezultatet e së kaluarës flasin në favor të tij dhe objektivat janë arritur. Didier do të vazhdojë misionin e tij.”

Megjithatë, në një paralajmërim delikate për menaxherin e tij aktual, Diallo shtoi se ekipi kishte ‘disa fusha për përmirësim’.

Deschamps merr përgjegjësinë për humbjen, por godet edhe Mbappen pas eliminimit
Lexo po ashtu Deschamps merr përgjegjësinë për humbjen, por godet edhe Mbappen pas eliminimit

Deschamps ka qenë në krye të ekipit kombëtar që nga viti 2012 dhe u bë vetëm njeriu i tretë në histori që fiton Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner në 2018.

Les Bleus arriti në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, por humbi në mënyrë të trisht ndaj Argjentinës në penallti.

Ai është trajneri i 18-të më jetëgjatë i një ekipi ndërkombëtar meshkujsh në histori dhe trajneri më jetëgjatë i të gjitha kohërave i Francës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori