LAJMI I FUNDIT:

Aliu thotë se borxhet për shpronësime janë ulur në 24 milionë euro

Aliu thotë se borxhet për shpronësime janë ulur në 24 milionë euro

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë se “borxhet e trashëguara” ndër vite për shpronësimet e pronave janë ulur nga 184 milionë në 24 milionë euro.

“Borxhet që i kemi trashëguar për shpronësime që kanë qenë në total 184 milionë euro dhe nga të cilat 102.8 milionë kanë qenë për pronarë të pronave private, sot kemi arritur t’i zvogëlojmë në vlerën e tyre në 24.366 milionë euro”, ka thënë Aliu në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, më 10.07.2024.

Aliu bëri të ditur se gjatë mbledhjes së Qeverisë kanë marr tri vendime për shpronësimet: njëri për ndërtimin e projektit të kompleksit memorial ‘Masakra Reçakut’, ndërkaq dy vendimet tjera kanë të bëjnë me shpronësimet për rrugët.


Njëri projekt është për zgjerimin e rrugës nacionale Kijev-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun, ndërtimi i rrugës rajonale Cerkoloz-Rakosh.

Sipas Aliut, rruga do të jetë katër korsi dhe do ta lidhë Prishtinën me Pejën. “Poashtu do të lidhet edhe me Malin e Zi, ku edhe qytetarët e Malit të Zi mund të përdorin këto rrugë si tranzit” – tha Aliu.

Ndërkaq për hekurudhën Durrës- Prishtinë, ai tha së Shqipëria është bartëse e projektit, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy qeverive më 20.06.2022.

“Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme”- pati thënë Kurti gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Aliu tha se pjesa më e madhe do të jetë në territorin e Shqipërisë, ndërkaq këtë vit presin që të bëhet studimi i fizibilitetit për këtë projekt.

Ky projekt pritet që të kap vlerën prej 700 milionë eurove.

Planifikimet parashohin që hekurudha Prishtinë-Durrës të përfundoj në vitin 2025.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Kubati
Kalo në kategori