LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Meriton Korenica transferohet te Cluj

Zyrtare: Meriton Korenica transferohet te Cluj

Manisa ka bërë të ditur se Meriton Korenica i është bashkuar klubit rumun, CFR Cluj.

Klubi turk zbuloi se marrëveshja mes tyre dhe skuadrës rumune është arritur për lojtarin kosovar.

Manisa e ka falënduar Korenicën për kontributin në skuadër, ndërsa i kanë dëshiruar suksese atij në aventurën te Cluj.


Korenica nuk do jetë i vetmi lojtar shqiptar te Cluji, pasi Arlind Ajeti dhe Armend Thaqi janë pjesë e skuadrës.

Lojtari ishte huazuar nga Manisa te Ballkani deri në fund të sezonit të kaluar, ndërsa

Në shtator të vitit të kaluar, Korenica e kompletoi transferimin në Turqi tek Manisa pas një aventure trevjeçare me Ballkanin.

27-vjeçari në fakt e nisi mjaft mirë aventurën e tij tek Manisa duke u adaptuar shpejtë me stilin e lojës së ekipit turk dhe duke zënë një vend në formacionin e trajnerit, por që u rikthye në fillim të këtij viti te kampioni në fuqi i Superligës.

Në 122 ndeshje të luajtura me Ballkanin, Korenica kishte shënuar 23 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime. /Telegrafi/