LAJMI I FUNDIT:

Dardanet nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025

Dardanet nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025

Kombëtarja e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025.

Dardanet në katër ndeshjet e deritashme të Grupit 4 në Ligën B nuk kanë arritur të marrin pikë, derisa për kundërshtarë do të kenë dy skuadrat favorite të grupit, Ukrainën dhe Uellsin.

Ndeshjen e parë, të përzgjedhurat e Anneli Andersen, e zhvillojnë të premten, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 18:00, derisa më pas katër ditësh do të luajnë kundër Uellsit si mysafire.


Përkundër temperaturave të larta, Dardanet në stërvitjen e parë të zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali kanë treguar përkushtim të lartë dhe dëshirë të madhe për t’u përgatitur për paraqitje sa më dinjitoze.

Deklaruan pas stërvitjes:

Rrezona Ramadani: Sot ishte stërvitja e parë, ekipi është i kompletuar, atmosfera është shumë e mirë. Kemi edhe dy ditë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Ukrainës dhe për t’i analizuar gabimet e ndeshjeve të kaluara. Shpresoj se do të kemi mundësi t’i arrijmë pikët e para në grup dhe të bëjmë një ndeshje sa më pozitive e më pas të mendojmë edhe për ndeshjen kundër Uellsit. Shpresoj të arrijmë rezultat pozitiv.

Edona Kryeziu: Stërvitja sot shkoi shumë mirë, grupi është i kompletuar dhe ka filluar të komponohet shumë mirë. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për neve. Shpresoj të kemi rezultate pozitive edhe pse janë ndeshje shumë të vështira, por besoj në grupin e lojtareve. Normalisht çdo ndeshje ndryshon nga tjetra dhe ne po përgatitemi maksimalisht. Dy ndeshjet e para me këta kundërshtarë i kemi humbur po tash do të punojmë sa më shumë që gabimet që i kemi bërë të mos i përsërisim në këto dy takime.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori