LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në barnatore, policia e zbulon të dyshuarin nga Rahoveci me ndihmën e qytetarëve

Vjedhje në barnatore, policia e zbulon të dyshuarin nga Rahoveci me ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarët kanë arritur të sigurojnë informacion për te dyshuarin për vjedhje në një barnatore në Rahovec.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.07.2024 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të dyshuar, paraqitur me fotografi, dhe i cili ishte i dyshuar për veprën penale “vjedhje” në një barnatore në qytetin e Rahovecit.

Stacioni Policor në Rahovec, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të dyshuar, ka arritur që për një kohë të shkurtër të siguroj informacion për identitetin dhe vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftim.


Policia bënë të ditur se sot është intervistuar i dyshuari me inicialet B. S., mashkull kosovar i lindur në vitit 1961, mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e vjedhjes së raportuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

Drejtësi
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Lajme
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Lajme
Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Politikë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Kalo në kategori