LAJMI I FUNDIT:

Policia me plan operativ në Ferizaj – shqiptohen 34 gjoba dhe konfiskohen 17 motoçikleta e skuterë

Policia me plan operativ në Ferizaj – shqiptohen 34 gjoba dhe konfiskohen 17 motoçikleta e skuterë
Ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka zbatuar planin operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″ .

Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

“Brenda 24 orëve të fundit në Ferizaj janë shqiptuar 34 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe 17 motoçikleta dhe skuterë ndaj drejtuesve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftim.


Policia e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetet në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm.

“Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin, ndërsa, inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

Drejtësi
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Lajme
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Lajme
Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Politikë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Kalo në kategori