Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare.
Teksa shpreh trishtimin për humbjen e shkrimtarit të madh, kreu i qeverisë shqiptare thotë se nuk ka fjalë për këtë humbje dhe riposton mesazhin që ka shkruar për ditëlindjen e tij. “Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më”, shprehet Rama.
Postimi në Facebook i Ramës
Sapo mësova lajmin e trishtueshëm të largimit nga mesi ynë të monumentit më të madh të kulturës shqiptare, i cili tanimë u ngjit në piedestalin e përjetësisë dhe asnjë fjalë s’më vjen në këtë moment, po vetëm ideja e ribotimit të këtij mesazhi të publikuar për ditëlindjen e tij.
“Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.
Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare – ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve…
Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!
Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pasaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtij urimi ia lë Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:
“Mendimin tuaj, që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”
Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-380x233.jpg)
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje
![“Loja e radhës e Vuçiqit me dronët”, parapërgatitje për sulm apo blof i radhës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/147482_vojska-vatreniudar-vucic_f-1-380x233.jpg)
“Loja e radhës e Vuçiqit me dronët”, parapërgatitje për sulm apo blof i radhës?
![Të shtëna në Tetovë, humb jetën një person](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/PoliciaTetove-380x233.png)
Të shtëna në Tetovë, humb jetën një person
![“Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës”, ekspertët i konsiderojnë të nxituara deklaratat e Kurtit në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kurti-vuqiq-380x233.jpg)
“Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës”, ekspertët i konsiderojnë të nxituara deklaratat e Kurtit në "New York Times"
![“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/21-janari-2-380x233.jpg)
“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar
![Çmimet e arsyeshme, Velipoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/velipoja1-1-380x233.jpg)
Çmimet e arsyeshme, Velipoja "pushtohet" nga pushuesit e Kosovës
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo.jpeg)
Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën
![Arrihet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/de-bruyne-1-380x233.jpg)
Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri
![Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-04T225134.732-380x233.jpg)
Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro
![Exit Poll: Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vjetëve në opozitë, Britania me kryeministër të ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lcimg-052f1c0b-70fc-4efa-8348-fc9e39aaad9d-380x233.png)
Exit Poll: Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vjetëve në opozitë, Britania me kryeministër të ri
![Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ivanka-380x233.jpg)
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë
![Biden është në telashe të mëdha - çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të fitojë kundër Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/biden-trump-1-380x233.jpg)
Biden është në telashe të mëdha - çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të fitojë kundër Trumpit