LAJMI I FUNDIT:

Tifozëve të Real Madridit nuk do t’u pëlqejë aspak deklarata e Nachos për Yamalin

Tifozëve të Real Madridit nuk do t’u pëlqejë aspak deklarata e Nachos për Yamalin

Lamine Yamal ka mahnitur shumë gjatë 12 muajve të fundit, dhe ai vazhdon ta bëjë këtë në Euro 2024.

Në moshën 16-vjeçare, ai tashmë është një titullar i rregullt për Spanjën dhe ai është i sigurt se do të jetë një lojtar kyç për Luis de la Fuente kundër Gjeorgjisë të dielën mbrëma.

Nuk janë vetëm mbështetësit që kanë mbetur të hipnotizuar nga Lamine Yamal – shokët e tij të skuadrës janë gjithashtu të mahnitur. Nacho Fernandez, i cili nuk do të jetë më një rival për adoleshentin për shkak të largimit të tij nga Real Madrid, foli me zjarr gjatë një konference për shtyp në fillim të kësaj fundjave.


Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
Lexo po ashtu Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës

“Lamina është një rast i veçantë. Folëm për këtë me shokët e skuadrës, kur ishim 16 vjeç ishim me shokët në shkollë duke bërë shaka me njëri-tjetrin. Unë imagjinoj se ai do të jetojë një ëndërr, por ai ka një talent dhe potencial që është spektakolar”, deklaroi Nacho.

“Ai është një djalë i mirë, ai përshtatet mirë me grupin. Lojtarët maten me atë që bëjmë në fushë dhe Lamine bën gjëra që janë të jashtëzakonshme. Është kënaqësi ta kemi atë me ne në kombëtare”.

Nuk ka dyshim se Lamine Yamal do të jetë një lojtar i madh për Spanjën nëse do të fitojë Euro 2024. Ai do të jetë vendimtar për Barcelonën vetëm kur sezoni i brendshëm të fillojë në gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive

Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive

Përfaqësueset
Cristiano Ronaldo rrezikohet të ndëshkohet nga UEFA për aktin e ‘ndaluar’ në fitoren ndaj Sllovenisë

Cristiano Ronaldo rrezikohet të ndëshkohet nga UEFA për aktin e ‘ndaluar’ në fitoren ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
Armando Broja do të largohet nga Chelsea

Armando Broja do të largohet nga Chelsea

Premier League

"Kemi luajtur bashkë që kur ishim të vegjël" - 'Brezi i Artë' i Zvicrës tani dëshiron të sundojë Evropën

Përfaqësueset
Kanë mbetur edhe tetë ekipe - kush është favorit tani?

Kanë mbetur edhe tetë ekipe - kush është favorit tani?

Përfaqësueset
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit

Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit

UFC
Kalo në kategori