LAJMI I FUNDIT:

Penalltitë janë vendimtare në fazën e eliminimit direkt, Shaqiri në mesin e katër futbollistëve të pagabueshëm nga 11 metra

Penalltitë janë vendimtare në fazën e eliminimit direkt, Shaqiri në mesin e katër futbollistëve të pagabueshëm nga 11 metra

Jemi futur në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku penalltinë mund të jenë vendimtare.

Kur kanë filluar ndeshjet e 1/8 së finales në Euro 2024, në rast se nuk ka fitues brenda 90 minutave dhe kohës shtesë, atëherë ekzekutohen penalltitë.

Sigurisht që luan rol të rëndësishëm se cila Kombëtare ka në radhët e veta futbollistë më të saktë nga pika e bardhë.


Sport.ch ka publikuar edhe emrat e Kombëtareve që kanë lojtarët më të saktë në radhët e veta në Gjermani.

Anglia ndodhet në vendin e parë me futbollistët e saj që kanë 95,42 për qind saktësinë nga penalltitë, derisa pas mbetet Zvicra me 92,5 për qind.

Mallkimi i kampionëve në kampionatet evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia
Lexo po ashtu Mallkimi i kampionëve në kampionatet evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia

Të dhënat janë marrë me futbollistët që kanë ekzekutuar penalltitë me klubet dhe Kombëtaret e tyre pas përfundimit të Euro 2020.

Ndërkohë janë vetëm katër futbollistë që nga koha kur ka përfunduar Euro 2020 nuk kanë humbur asnjë penallti.

I pari është austriaku Marco Grull që ka realizuar në 14 raste, derisa pas tij vjen Niclas Fullkrun me 13 penallti të shënuara dhe me përqindje 100 për qind të saktë.

Xherdan Shaqiri dhe Cole Palmer kanë ekzekutuar nga 11 penallti dhe i kanë shënuar të gjitha, derisa Hakan Calhanoglu është në pozitën e pestë me 22 penallti të ekzekutuara dhe me një përqindje prej 95,45 për qind i saktë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo rrezikohet të ndëshkohet nga UEFA për aktin e ‘ndaluar’ në fitoren ndaj Sllovenisë

Cristiano Ronaldo rrezikohet të ndëshkohet nga UEFA për aktin e ‘ndaluar’ në fitoren ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive

Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive

Përfaqësueset
Pas një sezoni fantastik me Leverkusenin dhe Kombëtaren e Zvicrës, Xhaka tregon nëse pret të jetë në listë për ta fituar Topin e Artë

Pas një sezoni fantastik me Leverkusenin dhe Kombëtaren e Zvicrës, Xhaka tregon nëse pret të jetë në listë për ta fituar Topin e Artë

Ndërkombëtare
Zyrtare: Faruk Statovci, trajner i ri i Flamurtarit

Zyrtare: Faruk Statovci, trajner i ri i Flamurtarit

Liga e Parë
Vetëm dy portierë në botë i kanë pritur penalltitë Ronaldos dhe Messit, a e dini kush janë ata?

Vetëm dy portierë në botë i kanë pritur penalltitë Ronaldos dhe Messit, a e dini kush janë ata?

Ndërkombëtare
Kanë mbetur edhe tetë ekipe - kush është favorit tani?

Kanë mbetur edhe tetë ekipe - kush është favorit tani?

Përfaqësueset
Kalo në kategori