LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me mbi 20 vjet burgim katër të akuzuarit

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me mbi 20 vjet burgim katër të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me mbi 20 vjet burgim të akuzuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në janar të vitit 2018.

Marko Roshiq është dënuar me 10 vjet burgim për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.


Nedeljko Spasojeviq është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të ricilësuar nga krimi i organizuar në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai është dënuar edhe me 4 mijë e 500 euro gjobë. Të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Dragisha Markoviq është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, Zharko Jovanoviq është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje të veprës dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për posedim të armëve.

Nga aktakuza është liruar Silvana Arsoviq. Avokati i Arsoviqit, Musa Damati ka thënë se janë mbajtur mbi 50 seanca e janë dëgjuar mbi 40 dëshmitarë.

“…Nuk ka ekzistuar asnjë provë që do ta inkriminonte klienten time. Ajo tash është e lirë…”, tha ai.

I akuzuar ka qenë edhe Rade Basara për të cilin Prokuroria Speciale është tërhequr nga ndjekja penale siç u tha në mungesë të provave.

Avokati Tomë Gashi tha se aktakuzat Rade Basara ka qenë të pabaza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Lajme
U tha se disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia, Tërnava paralajmëron padi: Nëse ka vetëm një argument do t'i rrënoj që sot

U tha se disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia, Tërnava paralajmëron padi: Nëse ka vetëm një argument do t'i rrënoj që sot

Lajme
Kasami i përgjigjet Dimitrievskit për flamurin kombëtar

Kasami i përgjigjet Dimitrievskit për flamurin kombëtar

Politikë
Kolumnisti nga Bosnja e Hercegovina tregon nëse Vuçiq po përgatit një kaos të ri në Kosovë

Kolumnisti nga Bosnja e Hercegovina tregon nëse Vuçiq po përgatit një kaos të ri në Kosovë

Lajme
Arrestohet kadeti i Policisë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan

Arrestohet kadeti i Policisë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan

Kronika e Zezë
Bie çatia mbi disa vetura në Prishtinë

Bie çatia mbi disa vetura në Prishtinë

Prishtina
Kalo në kategori