LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore – ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore – ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për udhëheqjen politike të bllokut për pesë vitet e ardhshme.

Kështu, Ursula von der Leyen do të jetë si presidente e Komisionit Evropian, António Costa si president i Këshillit Evropian dhe Kaja Kallas si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Udhëheqësit miratuan gjithashtu të enjten Axhendën Strategjike, një dokument me ambicie të gjera që synon të drejtojë punën e ardhshme të tre të emëruarve.

Nominimet e Von der Leyen dhe Kallas nuk janë përfundimtare dhe ende kërkojnë konfirmim nga Parlamenti Evropian – gjë që nuk është e nevojshme për Costa, një ish-kryeministër i Portugalisë. Ai do të marrë detyrën më 1 dhjetor.

“Unë do të doja të shpreh mirënjohjen time për liderët që miratuan emërimin tim për një mandat të dytë”, ka thënë von der Leyen. “Jam shumë e nderuar”.

“Me një ndjenjë të fortë misioni do të marr përgjegjësinë për të qenë presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian”, tha Costa, duke falënderuar familjen e tij socialiste dhe qeverinë portugeze për mbështetjen e tyre.

“Unë do të jem plotësisht i përkushtuar për të promovuar unitetin midis të 27 vendeve anëtare dhe do të fokusohem në vënien në rrugën e duhur të Axhendës Strategjike”, ka shtuar ai.

“Kjo është një përgjegjësi e madhe në këtë moment tensionesh gjeopolitike”, ka theksuar Kallas në një deklaratë, duke premtuar se do të punojë “me kënaqësi” me von der Leyen dhe Costa.

“Do të jem në shërbim të interesave tona të përbashkëta”, shtoi ajo. “Evropa duhet të jetë një vend ku njerëzit janë të lirë, të sigurt dhe të begatë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Bosnja
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Evropa
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Botë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Kalo në kategori