LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka një plan C nëse nuk arrihet njëri mes Nico Williams dhe Luis Diaz

Barcelona ka një plan C nëse nuk arrihet njëri mes Nico Williams dhe Luis Diaz

Barcelona po kërkon ta përforcojë repartin ofensivë për sezonin e ardhshëm, por problemi qëndron tek paratë.

Klubi katalunas ka dy futbollistë në listën e tyre të dëshirave për repartin ofensivë, megjithatë deri më tani ende nuk ka një marrëveshje.


Ylli kolumbian Luis Diaz pëlqehet nga Hansi Flick, megjithatë Liverpooli e vlerëson atë rreth 80 milionë euro që është shumë jashtëzakonisht e lartë për një skuadër si Barcelona që po kalon nëpër një krizë financiare.

Barcelona e ndarë në dy kampe, shumica preferon nënshkrimin e Nico Williamsit para Luis Diazit
Lexo po ashtu Barcelona e ndarë në dy kampe, shumica preferon nënshkrimin e Nico Williamsit para Luis Diazit

Dëshira kryesore e katalunasve për sulmin mbetet Nico Williams që ka edhe një vlerë më të ulët, pasi klauzola e largimit të tij nga Athletic Bilbao është 50 milionë euro.

Por gazeta katalunase Sport ka raportuar se Barcelona ka një plan C nëse dështon transferimi i njërit mes Diaz dhe Nico Williams.

Jadon Sancho është plani C i gjigantit katalunas me sulmuesin anglez që ka një vlerë më të ulët në treg, pasi mund të transferohet nga Man Utd për 40 milionë euro.

Megjithatë katalunasit synojnë që anglezin ta marrin si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, opsion që mund të pranohet nga Djajtë e Kuq që do ta shmangin pagën e tij.

Gjithsesi për katalunasit Nico Williams dhe Luis Diaz janë dy opsionet e para dhe nëse nuk arrihet njëri prej tyre, atëherë do të tentojnë afrimin e Jadon Sanchos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori