LAJMI I FUNDIT:

Manchester United synon ta përforcojë mesfushën me top yllin e PSG-së

Manchester United synon ta përforcojë mesfushën me top yllin e PSG-së

Manchester United ka identifikuar një tjetër lojtar teksa po vazhdojnë kërkimet në tregun e transferimeve në kërkim të një mesfushori.

“Djajtë e Kuq” pritet që të bëjnë disa blerje këtë verë pasi Sir Jim Ratcliffe dhe ekipi i tij do të synojnë të përmirësojnë performancën e ekipit pas një sezoni zhgënjyes.


Ata i kanë dhënë prioritet katër pozitave këtë verë – një mbrojtës krahu, qendërmbrojtës, mesfushor dhe sulmues, sipas Fabrizio Romanos.

Casemiro duket se mund të largohet në drejtim të Arabisë Saudite, ndërsa edhe Christian Eriksen ka gjasa të largohet po ashtu, duke krijuar hapësirë për një mesfushor të ri.

United ka dërguar skautë për të përcjellur mesfushorin e Benficës, Joao Neves, në disa raste sezonin e kaluar.

Inteligjenca Artificiale parashikon sezonin 2024/25 për Man United - lajme të mira për Ten Hag
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale parashikon sezonin 2024/25 për Man United - lajme të mira për Ten Hag

Tani është raportuar se United janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e PSG-së, Manuel Ugarte.

Ugarte i cili ka bërë 42 paraqitje në të gjitha garat për klubin dhe kombëtaren sezonin e kaluar, mendohet të jetë në listën e lojtarëve që klubi anglez po i përcjell.

Reprezentuesi uruguaian ishte në mesin e lojtarëve më të kërkuar verën e kaluar pas një sezoni fantastik me Sporting Lisbonën.

Një numër i madh klubesh kanë shprehur interesim për të, duke përfshirë edhe Chelsean, por PSG thuhet se po presin një ofertë të madhe për ta shitur mesfushorin që e transferuan për 51 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Kalo në kategori