Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit N.O, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
I akuzuari N.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 muaj për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, i cili dënim do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 23.06.2023, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
I akuzuari N.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj edhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, e që konform nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim i zëvendësohet me dënimin me gjobë, në shumë prej dymbëdhjetë mijë 12.000 euro, të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata komfor nenit 43 paragrafi 3 të KPRK-së, dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur 20 euro, për një ditë burgimi.
Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit N.O i vazhdohet masa e paraburgimit deri në kohëzgjatjen e dënimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Obligohet i akuzuari që t’i paguaj shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind 100 €, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu obligohet i akuzuari që në emër të kompensimit të viktimave të krimit të paguajë shumën prej 100 euro, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Më datë 29.05.2023, në intervalin kohor duke filluar nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i akuzuari N.O në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kishin marr pjesë aktiv në grupin e personave në kryerjen e veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës i kishin sulmuar dhe kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë të zjarrit nga të cilat janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtës të KFOR-it, tre nga ta nga predhat e armëve të zjarrit si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare për të garantuar rendin dhe qetësinë publike për të gjithë qytetarët në atë pjesë, e që me këto veprime kishin rrezikuar seriozisht jetën dhe trupin e këtyre personave zyrtar, e të cilëve edhe iu kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/2024-06-20-10_09_25-Window-380x233.png)
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali
![Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/shtet-380x233.jpg)
Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas
![Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Rrufete-vetetimat-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-8-380x233.jpg)
Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dialoguKurtiBorrelLajcak-380x233.jpg)
"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it
![Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/65664654644-380x233.jpg)
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama
![Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Kalane-e-Vucakut-380x233.jpg)
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_14-12-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?
![Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/jude-beli-380x233.png)
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë
![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/declan-rice-380x233.png)
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë
![Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_4-33-380x233.png)
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp
![Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rudiger-380x233.png)
Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024