LAJMI I FUNDIT:

Shans i humbur për bujqësinë shqiptare, më shumë se sa prodhimin vendas, zgjerimi i turizmit po shton importet

Shans i humbur për bujqësinë shqiptare, më shumë se sa prodhimin vendas, zgjerimi i turizmit po shton importet

Më shumë se sa prodhimin vendas, zgjerimi i turizmit po shton importet nga jashtë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në pesë muajt e parë të vitit u blenë nga jashtë 35.5 tonë zarzavate, 48.5 për qind më tepër se në janar-maj 2023.

Kjo në një kohë që sezoni i prodhimit bujqësor është në kulmin e tij, ku përveç serrave, tani kanë nisur edhe vjeljet në fusha. “Kapacitetet janë, por nuk janë mundësitë. Çfarë do të thotë kjo. Ne nuk jemi kompetitive. Në gjithë shtetet e botës, bujqësia subvencionohet, Ku më shumë e ku më pak, por gjithmonë më shumë se sa Shqipëria”, thotë për A2 CNN Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Agroushqimor.

Edhe më e fortë rezulton rritja e importeve në vlerë. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në harkun e muajve janar-maj këtë vit u importuan zarzavate me vlerë mbi 23 milionë euro nga rreth 14 milionë euro në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë. Zgjerimi përllogaritet në 65 për qind.


“Duke parë edhe pjesën e turizmit që po na rritet goxha, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të ktheheshin pak sytë te bujqësia. Do ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne”, thotë Kristuli.

Ndërkohë rritja e kërkesës për konsum nga të huaj, për shkak të prodhimit të dobët vendas po ushtron presion mbi çmimet e produkteve. Kryesisht bulmeti, por edhe zarzavatet e prodhuara në vend u shtrenjtuar mesatarisht me 15 për qind vetëm gjatë vitit të shkuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori