LAJMI I FUNDIT:

Lojtari më i kërkuar në Evropë është pyetur se kë do ta zgjidhte mes Real Madridi dhe Bayern Munichut

Lojtari më i kërkuar në Evropë është pyetur se kë do ta zgjidhte mes Real Madridi dhe Bayern Munichut

Florian Wirtz, përfaqësuesi i Gjermanisë, mund të zgjedhë klubin ku do të vazhdojë karrierën pas sezonit historik në Bayer Leverkusen.

Wirtz ishte prej më të mirëve dhe meritorëve që Bayer Leverkusen fitoi titullin kampion gjerman për herë të parë në historinë e tij. Tani ai mund të zgjedhë klubin ku do të vazhdojë karrierën dhe përmenden shifrat që shkojnë shumë mbi 100 milionë euro.

Për shërbimet e tij janë të interesuar Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich, ndërsa tani në grumbullimin e kombëtares gjermane ai është pyetur nga gazetarët se ku do të preferonte të luante dhe nëse do të donte të luante me mikun e tij Jamal Musial nga Bayern Munich.


Wirtz pranoi se shpesh bën shaka me Musialin se do të donte të luante një ditë në të njëjtin klub, por se është i lumtur në Bayer Leverkusen.

“Ne të dy bëjmë shaka shpesh për këtë temë, por do të ishte interesante të luanim me Musialin në të njëjtin ekip. Të dy jemi të lumtur në klubet tona”.

“Real Madrid apo Bayern Munich? Jamal tashmë luan në Bayern, dhe unë jam rehat në Leverkusen”, deklaroi Wirtz.

Kombëtarja gjermane ka pritshmëri të mëdha nga Wirtz, i cili të premten hap garën në Kampionatin Evropian me ndeshjen ndaj Skocisë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori