LAJMI I FUNDIT:

“Ballkanit i duhet fryma e Rugovës” – personalitete të njohura vlerësojnë lartë kontributin e ish-presidentit Rugova

“Ballkanit i duhet fryma e Rugovës” – personalitete të njohura vlerësojnë lartë kontributin e ish-presidentit Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar konferencën “Rugova dhe Perëndimi” ku po marrin pjesë figura të njohura nga skena politike vendore e ndërkombëtare.

Në këtë konferencë që po mbahet për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, u diskutua për figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.


Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Kosova është udhëhequr nga një njeri me vizion. Ai tha se është shumë i lumtur që e ka takuar disa herë ish-presidentin Rugova.

“Ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Gjatë takimit në Rambuje sa isha diplomat i ri, i thash këshilltarit të Rugovës që të ma jepte një gur. Ai tha që nuk e dija se i donë kaq shumë dhe kështu ma dha një gur. Unë sot në Ambasadë kam një gur të presidentit Rugovës”, tha ambasadori amerikan.

Hovenier u shpreh se kanë mësuar shumë nga ish-diplomatët amerikanë, por kemi mësuar shumë edhe nga Presidenti, Ibrahim Rugova.

“Nga Rugova kemi mësuar se si të marrim një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejmë zgjidhje. Rugova ishte i thjeshtë, gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik”, tha ambasadori Hovenier para të pranishmëve.

Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema  tha se më shumë se kurrë Ballkanit i duhet fryma e Rugovës.

Sipas tij, Rugova thoshte se “Pavarësia e Kosovës do të stabilizonte rajonin”.

“Rugova, ky intelektual i madh, kam pas kënaqësi ta takoj dhe të diskutoj për fatin e vendit të tij. Sot përderisa kujtojmë Rugovën veçse po i rikujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës”, tha ai në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.

Ai tha se takimi me Rugovën ka qenë mundësi e jashtëzakonshme.

“Rugova ishte profet i paqes dhe me të drejt mori titullin Gandi i Ballkanit. Rugova në Romë, në konferencën për media falënderoi NATO-n që shpëtoi popullin e tij”, tha ai.

Roli i Rugovës ishte i pazëvendësueshëm edhe pas luftës, pasi siç tha D’Alema, populli i Kosovës e zgjodhi sërish President të vendit.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Akademisë Papnore për Jetën, Vicenzo Paglia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori