Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian kanë votuar për Parlamentin e ri Evropian. Këto zgjedhje pritet të zhvendosin bllokun më në të djathtë dhe potencialisht t’i japin një tjetër drejtim Bashkimit Evropian. Lufta në Ukrainë, ndikimi i politikave klimatike te fermerët dhe migrimi janë disa nga shqetësimet kryesore të zgjedhësve teksa kanë hedhur votat për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian.
Partitë e ekstremit të djathtë kanë shënuar fitore në zgjedhje, duke bërë që presidenti francez, Emmanuel Macron, të thërriste për zgjedhje të reja.
Ndërsa qendra, partitë liberale dhe të gjelbra janë të vendosura të ruajnë ekuilibrin e pushtetit në parlamentin me 720 vende, votimi i dha një goditje të brendshme udhëheqësve të Francës dhe Gjermanisë, duke ngritur pikëpyetje se si fuqitë e mëdha të Bashkimit Evropian mund të drejtojnë politikën në bllok.
Duke bërë një përpjekje për të rivendosur autoritetin e tij, Macron thirri për zgjedhje të reja parlamentare, me raundin e parë më 30 qershor.
Ashtu si Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu pa një “goditje” ku socialdemokratët e tij shënuan rezultatin e tyre më të keq ndonjëherë, duke u mposhtur nga konservatorët kryesorë dhe partia e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD).
Thuhet se një zhvendosje e së djathtës brenda Parlamentit Evropian mund ta bëjë më të vështirë miratimin e legjislacionit të ri që mund të jetë i nevojshëm për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, ndikimit të ndryshimeve klimatike ose konkurrencës industriale nga Kina dhe SHBA-ja.
Megjithatë, saktësisht se sa ndikim do të kenë partitë nacionaliste euro-skeptike do të varet nga aftësia e tyre për të kapërcyer dallimet midis tyre dhe për të punuar së bashku, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Kujtojmë se që nga zgjedhjet e fundit të BE-së në vitin 2019, partitë populiste ose të së djathtës së skajshme tani udhëheqin qeveritë në tre shtete: Hungari, Sllovaki dhe Itali. Disa parti të ngjashme janë pjesë e koalicionit qeverisës në vende si Suedi, Finlandë dhe, së shpejti pritet edhe në Holandë. Anketimet u japin populistëve një avantazh edhe në Belgjikë dhe Austri.
Greqia është vendi me pikëpamjet pozitive më të pakta për Bashkimin Evropian. Sipas një sondazhi 53% të grekëve kanë qëndrim negativ për BE-në. Një tjetër sondazh thotë se grekët gjithashtu kanë fare pak interes për të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Nisur nga kjo, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu kërkoi grekëve të marrin pjesë në këto zgjedhje në mënyrë që Greqia të ketë një zë të fortë në Parlamentin Evropian.
Bëhet e ditur se Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë do të jetë familja më e madhe politike në legjislaturën e re, sipas një sondazhi.
Rezultati i EPP-së është një lajm i mirë për anëtaren e saj, Ursula von der Leyen, e cila kërkon një mandat të dytë pesë-vjeçar në krye të krahut të fuqishëm ekzekutiv të BE-së.
“Ne jemi spiranca e stabilitetit,” u tha von der Leyen mbështetësve të EPP-së në Bruksel.
“Asnjë shumicë nuk mund të formohet pa EPP-në dhe së bashku ne do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremeve nga e majta dhe nga e djathta”, shtoi ajo.
Sidoqoftë, von der Leyen mund të ketë ende nevojë për mbështetje nga disa nacionalistë të krahut të djathtë, si Vëllezërit e Italisë së kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të siguruar një shumicë parlamentare.
Ndërkohë, Socialistët dhe Demokratët e qendrës së majtë janë gati të jenë familja e dytë më e madhe politike.
Vëzhguesit politikë ia atribuojnë zhvendosjen e së djathtës rritjes së kostos së jetesës, shqetësimeve rreth migrimit dhe kostos së tranzicionit të gjelbër, si dhe luftës në Ukrainë.
Grupet euroskeptike nacionaliste ECR dhe Identiteti dhe Demokracia (ID) dhe ligjvënësit e së djathtës që nuk janë ende të lidhur me një familje politike të BE-së, siguruan së bashku 149 vende, tregon sondazhi.
Sondazhi parashikoi që partitë pro-evropiane të qendrës së djathtë, të qendrës së majtë, liberale dhe të gjelbërta do të mbajnë një shumicë prej 451 vendesh, shumicë kjo e cila është zvogëluar ndjeshëm në krahasim me 488 sa ishin.
Gjithashtu, sondazhi parashikon se liberalët pro-evropianë dhe të gjelbrit do të humbasin vende, duke tkurrur shumicën e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Kjo do të vështirësojë përpjekjet për të miratuar ligjet e reja të BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje