LAJMI I FUNDIT:

Tre lojtarët më të vjetër që do të luajnë në Euro 2024 – kanë një të përbashkët

Tre lojtarët më të vjetër që do të luajnë në Euro 2024 – kanë një të përbashkët

Ngjarja kryesore e kësaj vere është vetëm disa ditë larg – katër, për të qenë të saktë. Euro 2024 nis të premten e kësaj jave, më 14 qershor.

Kush është lojtari më i vjetër që shkon në turne, mund të pyesni veten?

Nëse supozoni se është 38-vjeç-9-muaj-e-6-ditësh- Luka Modric, e keni gabim. Mesfushori i Real Madridit është vetëm i treti në listën e veteranëve që do të luajnë në Gjermani.


Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
Lexo po ashtu Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Megjithatë, janë legjendat e Los Blancos që dominojnë në podium, me vendin e dytë që do të jetë Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë 39 vjeç, 4 muaj dhe 13 ditë kur të nisë rrugëtimi i Portugalisë në Euro.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, zë vendin e parë, pasi do të jetë 41 vjeç, 3 muaj dhe 23 ditë kur të fillojë turneu.

Duhet të ketë diçka në ujin e Valdebebas – si mund ta shpjegoni ndryshe këtë jetëgjatësi të jashtëzakonshme? /Telegrafi/