LAJMI I FUNDIT:

Tre top yjet që Mourinho i do te Fenerbahce

Tre top yjet që Mourinho i do te Fenerbahce

Jose Mourinho tashmë po punon për ndërtimin e Fenerbahçes së ardhshme dhe ka kërkuar transferimin e tre lojtarëve.

Raphael Varane, Memphis Depay dhe Arda Guler, thuhet se janë në listën e portugezit për afatin kalimtar të verës. Me ambicien për të transformuar ekipin nga Stambolli në një nga klubet më të mëdha në Evropë, Special One ka në mendje një projekt solid dhe konkurrues.


Kalimi i tij në Turqi ka sjellë një shpenzim të konsiderueshëm, me një pagë prej më shumë se 40 milionë euro për dy vjet, përveç kostos së ekipit të tij teknik, që e çon operacionin në 50 milionë euro.

Fenerbahce i ka dhënë Mourinhos disa liri në tregun e transferimeve, me një buxhet fillestar prej 60 milionë eurosh, i cili mund të rritet në varësi të shitjeve të klubit. Në total, projekti ‘Special One’ mund t’i kushtojë Fenerbahçes rreth 110 milionë euro.

Objektivi kryesor i Mourinhos në fazën e tij të re është të fitojë ligën turke, një titull që Fenerbahçe nuk e ka fituar që nga sezoni 2013-2014.

“Tani jam njëri prej jush”, fjalët e para të Mourinhos gjatë prezantimit si trajner i Fenerbahces
Lexo po ashtu “Tani jam njëri prej jush”, fjalët e para të Mourinhos gjatë prezantimit si trajner i Fenerbahces

Për ta arritur këtë, trajneri planifikon një rinovim të thellë të skuadrës, duke filluar me forcimin e mbrojtjes. Raphael Varane, ish-qendërmbrojtësi i Real Madridit dhe Manchester United, paraqitet si një opsion ideal.

Në sulm, portugezi ka parasysh Memphis Depayn, i cili sapo është larguar nga Atletico de Madrid. Holandezi, i cili do të mbërrinte me kosto zero, shihet si një shtesë e vlefshme për të forcuar frontin sulmues të skuadrës.

Arda Guler, një talent i ri turk aktualisht në Real Madrid, është një tjetër lojtar në radarin e Mourinhos. Edhe pse rikthimi i tij duket i komplikuar, trajneri portugez e ka bërë të qartë interesimin e tij për ta pasur në ekip.

Konferenca e parë për shtyp e Mourinhos në Stamboll tashmë la të kuptohet qëllimin e tij për të rikthyer Gulerin nëse lejojnë kushtet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori