LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Jean-Michel Cavalli trajneri i ri i Prishtinës

Zyrtare: Jean-Michel Cavalli trajneri i ri i Prishtinës

Prishtina sot (e diel) përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin francez Jean-Michel Cavalli.

Cavalli do t’i prijë ekipit nga kryeqyteti në sezonin 2024/2025, ndërsa ka një karrierë të pasur pasi ka drejtuar klube të ndryshme brenda dhe jashtë Francës.

Njoftimi i plotë i Prishtinës (pa ndërhyrje):


“Bienvenu, Monsieur!

FC Prishtina dhe kryetrajneri, Jean-Michel Cavalli kanë arritur akordin për t’i prirë skuadrës në edicionin 2024/25

Francezi 64-vjeçar i lindur në Korsikë të Francës, ish-futbollist për shumë vite i korsikanëve të GFC Ajaccio, ka karrierë të rryer prej trajneri.

Ka udhëhequr skuadra në tre kontinente, ndër tjera, klubet e njohura franceze, Lille, RC Paris, US Creteil, Ajaccio, Ionikos Greqi, Al-Nassr nga Arabia Saudite, klubet më të njohura të Afrikës veriore si Ëydad Kasablanka në Maroko, Alger e Oran në Alergji, Al Hilal në Egjipt, ndërsa ka udhëhequr edhe dy Kombëtare afrikane, Algjerinë dhe Niger.

“E njoh futbollin e Kosovës, sepse i kam parë ndeshjet e Kombëtares nga koha kur ekipin e udhëhiqte shoku im shumë i ngushtë, Alain Giresse. Puna e trajnerit e ka këtë, lëvizjet e shumta, dje isha në Francë, sot në Kosovë, nesër diku tjetër. Futbolli në Kosovë është në ngjitje dhe tani jam këtu në Kosovë, te emri më i madh futbollit, FC Prishtina, e cila ka stadium të bukur, ka tifozë të shumtë të zëshëm dhe emri saj ka jehuar larg nëpër ndeshje të shumta të garave ndërkombëtare. Klubi ka një president që punon shumë, tepër ambicioz dhe nga oferta u binda të rikthehem sërish në Evropë dhe së bashku synojmë kreun dhe daljen në Evropë””, thuhej në njoftimin e Prishtinës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Dhjetë detajet e ngjashme në prezantimin e Mbappes me atë të Ronaldos te Real Madridi

Dhjetë detajet e ngjashme në prezantimin e Mbappes me atë të Ronaldos te Real Madridi

La Liga
Ishte 'hit' në EURO 2024, por tani me dinakërinë e tij ka futur në 'luftë' dy gjigantët francezë

Ishte 'hit' në EURO 2024, por tani me dinakërinë e tij ka futur në 'luftë' dy gjigantët francezë

Ligue 1
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

La Liga
Kalo në kategori