LAJMI I FUNDIT:

Frikë se mund ta humbasë Euro 2024? Arsyeja pse Mbappe nuk u stërvit me Francën

Frikë se mund ta humbasë Euro 2024? Arsyeja pse Mbappe nuk u stërvit me Francën

Arsyeja e vërtetë pse Kylian Mbappe nuk u paraqit në seancën stërvitore për Francën para Euro 2924 tashmë është zbuluar.

Mbappe ka qenë kapiten i Francës që nga marsi i vitit të kaluar, kur ai e zëvendësoi Hugo Llorisin pasi ky i fundit vendosi të pensionohej nga futbolli me kombëtare.


Blerja e re e Real Madridit pritet që të luajë një rol të madh në Euro 2024, teksa kampanja e Francës do të nis të hënën më 17 qershor.

Por, ka pasur frikë se francezi ka pësuar një lëndim pasi ai mungoi në stërvitjen e së shtunës, teksa disa njerëz sugjeronin se ai po vuan nga problemet muskulore.

Mbappe do të ketë dhomën e tij luksoze në kampin e Real Madridit, ylli francez do të trajtohet si mbret
Lexo po ashtu Mbappe do të ketë dhomën e tij luksoze në kampin e Real Madridit, ylli francez do të trajtohet si mbret

Ky shqetësim vjen në mesin e disa problemeve për përzgjedhësin e ‘Gjelave’, Didier Deschamps, pasi ai momentalisht nuk po arrin të llogarisë në shërbimet e Kinglsey Coman, Aurelien Tchouameni dhe Adrien Rabiot.

Franca do të përballet me Kanadanë sot (e diel) si një ndeshje e fazës përgatitore përa Euro 2024, teksa Mbappe pritej që të paraqitej në këtë sfidë dhe një vendim pritet të merret pak orë para fillimit të ndeshjes.

Sidoqoftë, L’Equipe ka raportuar se pjesëmarrja e Mbappes në Euro 2024 nuk është në rrezik dhe se ai do të laujë ndaj Austrisë në ndeshjen hapëse./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori