LAJMI I FUNDIT:

Mbappe do të ketë dhomën e tij luksoze në kampin e Real Madridit, ylli francez do të trajtohet si mbret

Mbappe do të ketë dhomën e tij luksoze në kampin e Real Madridit, ylli francez do të trajtohet si mbret

Pak ditë më parë, Kylian Mbappe u bë zyrtarisht lojtar i ri i Real Madridit, duke kaluar falas nga Paris Saint Germain, duke u llogaritur  një nga transferimet më të mëdha në njëzet vitet e fundit.

Është e qartë se Mbappen e pret te Real Madridi statusi i yllit më të madh, që do të ishte në çdo klub të botës dhe për këtë flet shumë trajtimi që i përgatitën francezit në kampin e klubit mbretëror.


Real Madridi ka një nga kampet më luksoze në botë dhe mbulon më shumë se një milion metra katrorë dhe ndodhet në Valdebebas, në veri të Madridit.

Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit
Lexo po ashtu Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

Në atë kamp Mbappe do të ketë një dhomë enkas për veten e tij, dhomë që më parë e kishte në dispozicion Toni Kroos, i cili i tha lamtumirë klubit këtë verë dhe do ta mbyllë karrierën pas Euro 2024.

Një video nga pjesa e brendshme e dhomës që do të përdorë Mbappe u shfaq në “Twitter”, dhe brenda futesh duke e skanuar gjurmën e gishtit. Apartamenti përbehet nga një korridor, një dhome ndenjeje, një dhome gjumi, një tualet dhe një ballkon i madh me pamje nga fushat e futbollit të ekipit të parë.

Meqë ra fjala, kampi i Real Madridit është ndërtuar në vitin 2005 dhe në të janë investuar 100 milionë euro dhe që atëherë ka pësuar përmirësime të ndryshme që kanë ndjekur trendet më të fundit teknologjike.

Përveç stadiumit “Alfredo di Stefano”, që është pjesë e këtij kampi, ka edhe 12 fusha futbolli për stërvitje, si dhe zyra, palestra, qendër rehabilitimi, spital, pishina, sauna etj. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori