LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk kanë të drejtë vote gati 400 mijë qytetarë të BE-së

Pse nuk kanë të drejtë vote gati 400 mijë qytetarë të BE-së

Pothuajse 400 mijë qytetarë të Bashkimit Evropian (BE) nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat mbahen nga 6 deri më 9 qershor, për shkak se janë nën mbikëqyrjen e kujdestarëve si persona me probleme mendore.

OJQ-ja Inclusion Europe thekson se personat me probleme të shëndetit mendor ose me aftësi të kufizuara intelektuale që kërkojnë një kujdestar ligjor nuk lejohen të votojnë në zgjedhjet evropiane.


Kjo do të thotë se persona të tillë kanë nevojë për ndihmë për të mësuar, për të marrë vendime, për të menaxhuar financat apo për të marrë vendime të përditshme ndërsa kujdestarët janë zakonisht anëtarë të familjes, punonjës socialë apo avokatë, shton “Parlamenti”.

Kush dëshiron t'i ndalojë njerëzit të votojnë në zgjedhjet evropiane dhe pse?
Lexo po ashtu Kush dëshiron t'i ndalojë njerëzit të votojnë në zgjedhjet evropiane dhe pse?

Drejtori i Inclusion Europe, Milan Sverepa, thekson se koncepti i kujdestarisë nuk është përgjithësisht i keq, pasi mbron personat vulnerabël nga mashtrimet, por thekson se modeli i kujdestarisë është i vjetruar dhe cenon dhe kufizon rëndë të drejtat ligjore të njerëzve.

Ekzistojnë modele të ndryshme nga një anëtar në tjetrin në BE, kështu që Estonia, Bullgaria, Qiproja dhe Polonia nuk ofrojnë asnjë të drejtë votimi për personat me aftësi të kufizuara mendore nën kujdestari, sipas hulumtimit të organizatës Evropa Përfshirëse.

Në Bullgari, për shembull, ai rregull bazohet në një ligj që u miratua në vitin 1949.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, 15 lejojnë të drejtën e votës për personat me probleme të shëndetit mendor që kanë një kujdestar, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën.

Dhe në ato vende personat nën kujdestari nuk mund të jenë kandidatë në zgjedhje.

Organizata joqeveritare shton megjithatë se ka progres, pasi në zgjedhjet e 2019 për Parlamentin Evropian, pothuajse 800 mijë evropianë nuk kishin të drejtë vote.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjithashtu e komentoi këtë çështje disa herë – në vitin 2010, dhe më pas në 2021.

Çfarë na sjellin zgjedhjet për Parlamentin Evropian?
Lexo po ashtu Çfarë na sjellin zgjedhjet për Parlamentin Evropian?

Rasti i parë që Gjykata shqyrtoi ishte nga Hungaria, dhe më pas u tha se “vetëm ata qytetarë që janë në gjendje të vlerësojnë pasojat e vendimeve të tyre, duke marrë vendime të vetëdijshme dhe të matura, mund të marrin pjesë në punët publike”.

I njëjti vendim i Gjykatës pasoi në vitin 2021, kur tre danezë kërkuan t’u jepej e drejta e votës.

Alejandro Moleda, zëvendësdrejtori i organizatës Forumi Evropian i Personave me Aftësi të Kufizuara, theksoi për “Parlamentin” se vendime të tilla të Gjykatës i bëjnë personat me aftësi të kufizuara të ndjehen si “qytetarë të rendit të dytë”, dhe se vendimi është bazuar në premisat e rreme se “votuesit e tjerë nuk mund të ndikohen apo manipulohen nga njerëz të tjerë apo media”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Mali i Zi
Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putin pranon se marina është e pambrojtur

Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putin pranon se marina është e pambrojtur

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse

Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse

Evropa
Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni

Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni

Evropa
Momenti kur një shtëpi bie në lumë derisa diga në Minesota ishte dëmtuar

Momenti kur një shtëpi bie në lumë derisa diga në Minesota ishte dëmtuar

Amerika
Kalo në kategori