LAJMI I FUNDIT:

“I kënaqur me ecurinë, tani mendojmë për Italinë” – rrëfehet Sylvinho para udhëtimit për Gjermani

“I kënaqur me ecurinë, tani mendojmë për Italinë” – rrëfehet Sylvinho para udhëtimit për Gjermani

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas fitores 3-1 në miqësoren e fundit kundër Azerbajxhanit përpara fillimit të Euro 2024.

Braziliani u nda i kënaqur me këto dy ndeshje miqësore para Euro 2024, ndërsa shtoi se nga tani fillon fokusi për ndeshjen me Italinë.

“Sa i përket kësaj periudhe patjetër jam i kënaqur. Kemi bërë tri ditë përgatitje në Tiranë dhe jemi këtu më shumë se një javë. Kemi luajtur edhe miqësoret dhe jam i kënaqur me ecurinë. Ditët po afrohen për Euro dhe nesër nisemi për Gjermani”.


“Vjen puna më e madhe dhe momenti më i rëndësishëm. Periudha nga tani e tutje do t’i kushtohet ndeshjes me Italinë. Deri më tani e rëndësishme ishte të shohim gjendjen e lojtarëve dhe të menaxhojmë atë”.

“Nuk e di nëse lojtarët që startuan sonte do të startojnë ndaj Italisë. Kemi edhe shtatë ditë për të punuar. Kemi shumë punë për të bërë dhe nuk mund të them tani cili do të jetë formacioni”.

Kapiteni Gjimshiti: Jemi gati për Italinë, nuk kam biseduar me Scamaccan
Lexo po ashtu Kapiteni Gjimshiti: Jemi gati për Italinë, nuk kam biseduar me Scamaccan

“Është shumë e rëndësishme që Jasir Asani të luajë pasi ka luajtur pak. Kemi provuar edhe lojtarë tjerë dhe mënyra tjera të lojës”, ka thënë Sylvinho pas ndeshjes. /Telegrafi/