LAJMI I FUNDIT:

Franco Foda optimist për ndeshjen me Norvegjinë, e cilëson si test para Ligës së Kombeve

Franco Foda optimist për ndeshjen me Norvegjinë, e cilëson si test para Ligës së Kombeve

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur mjaft optimist për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet nesër (5 qershor) në Oslo.

Në konferencën për media, Foda ka deklaruar se ekipi i tij është maksimalisht i motivuar për paraqitje të mirë ndaj ekipit nordik.

“Kjo miqësore është parapërgatitje e mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që na presin nga shtatori. Kemi ekip të mirë e të balancuar. Jemi maksimalisht të motivuar që të fitojmë ndaj Norvegjisë. Është ndeshja e fundit për t’i parë disa karakteristika të lojtarëve para ndeshjeve të Ligës së Kombeve”, ka thënë fillimisht Foda.


Përzgjdhësi gjerman është shprehur optimist se Kosova në Ligën e Kombeve do të paraqitet mirë dhe do t’ia arrijë synimit për t’u ngjitur në Ligën B.

Ai tutje ka thënë se Kosova kishte planifikuar të luante dy ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe, por për arsye të ndryshme kjo nuk ishte e mundur.

Në fakt, ishte Kombëtarja e Bahrejnit, ajo me të cilën FFK kishte paramarrëveshje për të zhvilluar miqësore, por ajo më pas ishte tërhequr për shkak të datës së ndeshjes.

Foda ka thënë se të gjithë lojtarët e ftuar janë në grumbullim, me përjashtim të portierit Arijanet Muric, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore ende është në dyshim.

“Muriq është i sëmurë dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do ta dimë saktë nëse do të jetë i gatshëm për t’u grumbulluar me ne”, ka theksuar Foda.

Ndërkohë, shkaqe shëndetësore apo lëndimeve kësaj radhe mungojnë Milot Rashica, Mirlind Kryeziu, Florent Muslija, Donat Rrudhani dhe Ismajl Beka, kurse Ismet Lushaku dhe Kreshnik Krasniqi nuk janë liruar nga klubet e tyre në Suedi dhe Norvegji./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori