LAJMI I FUNDIT:

Banka britanike akuzohet se ka ndihmuar në financimin e terroristëve

Banka britanike akuzohet se ka ndihmuar në financimin e terroristëve

Një bankë britanike që i shpëtoi ndjekjes penale për pastrim parash kreu miliarda dollarë transaksione për financuesit e grupeve terroriste, pretendojnë dokumentet e gjykatës amerikane, shkruan BBC.

Standard Chartered, një nga bankat më të mëdha në Britani të Madhe, iu shmang ndjekjes penale nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi qeveria e Lord David Cameron ndërhyri në emër të saj në vitin 2012, transmeton Telegrafi.


Dokumentet e reja të paraqitura në një gjykatë të New Yorkut,  pretendojnë se mijëra transaksione me vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë janë kryer nga banka nga viti 2008 deri në 2013, në shkelje të sanksioneve kundër Iranit.

Një ekspert i pavarur ka identifikuar 9.6 miliardë dollarë transaksione valutore me individë dhe kompani të përcaktuara nga qeveria amerikane si financues të “grupeve terroriste”, duke përfshirë Hezbollahun, Hamasin, Al-Kaedën dhe talibanët.

Në një deklaratë, banka tha se kundërshton pretendimet e sinjalizuesve, duke thënë se pretendimet e tyre të mëparshme ishin “diskredituar tërësisht” nga autoritetet amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Botë
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kalo në kategori