LAJMI I FUNDIT:

Nacho po largohet nga Reali, ka dy opsione tërheqëse për të

Nacho po largohet nga Reali, ka dy opsione tërheqëse për të

E ardhmja e Nacho Fernandez  vazhdon të jetë e paqartë nëse ai do të mbetet te Real Madridi apo do të largohet gjatë verës.

Mbrojtësi veteran ka fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve këtë vit me Los Blancos dhe nuk ka vendosur nëse do të mbetet në Madrid apo do të largohet për një aventurë të re.


Dy klubet që po e duan me çdo kusht veteranin spanjoll janë Inter Miami dhe Al-Nassr.

Secila prej këtyre skuadrave paraqet propozime tërheqëse që mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Nachos.

Nacho pas finales: Ëndërr e përmbushur ta ngritja këtë trofe si kapiten i Real Madridit
Lexo po ashtu Nacho pas finales: Ëndërr e përmbushur ta ngritja këtë trofe si kapiten i Real Madridit

Inter Miami, klubi amerikan në të cilin luan Lionel Messi, ka treguar interes të madh për të pasur shërbimet e tij.

Për Nacho, ideja për të shkuar në Shtetet e Bashkuara nuk do të thotë vetëm një sfidë e re në karrierën e tij, por edhe një përmirësim në cilësinë e jetës së tij, diçka që ai e vlerëson shumë. Jeta në Miami, me klimën e saj të ngrohtë dhe stilin e jetës së relaksuar, mund të jetë një faktor vendimtar për mbrojtësin spanjoll.

Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr

Nga ana tjetër, Al-Nassr, skuadra saudite ku luan Cristiano Ronaldo, ish-shoku i skuadrës së Nachos në Madrid, i ka hedhur sytë edhe tek ai.

Propozimi i Al-Nassr nuk përfshin vetëm një pagë dukshëm më të lartë, por edhe mundësinë për të luajtur në një ligë që po rritet dhe po bëhet gjithnjë e më konkurruese.

Prania e Ronaldos mund të jetë një nxitje shtesë për Nacho, i cili mund të takohet me portugezin dhe të kontribuojë me përvojën e tij në ekip. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori