LAJMI I FUNDIT:

Allegri nuk heq dorë nga dëmshpërblimi nga Juventusi, çështja po bëhet më serioze

Allegri nuk heq dorë nga dëmshpërblimi nga Juventusi, çështja po bëhet më serioze

Shkarkimi i Massimiliano Allegrit dy javë më parë mund t’i kushtojë shumë Juventusit.

Trajneri italian ka tronditur drejtuesit e Zonjvs së Vjetër me kërkesat për para pas shkarkimit.

Allegri, nëpërmjet avokatit të tij, u ka kërkuar bardhezinjve 14 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.


Ish-trajneri i Livornos dhe Milanit ka kërcënuar se do të çojë çështjen në gjykatë, teksa nga ana tjetër klubi bardhezi ka refuzuar kërkesën e ish-trajnerit, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e tij për 14 milionë euro.

Negociatat pritet të vijojnë sërish në ditët e ardhshme, me drejtuesit e Juventusit që synojnë të ulin sa më shumë shifrën e pretenduar nga Allegri dhe stafi i tij, të cilët kanë kontratë deri në fund të sezonit me bardhezinjtë.

Massimiliano Allegri u shkarkua dy javë para fundit, pas një shpërthimit ndaj gjyqtarëve, drejtorit sportiv Giuntoli dhe drejtorit të gazetës torineze ‘TuttoSport’, në përfundim të finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Në vendin e teknikut bardhezi pritet të emërohet Thiago Motta, i cili ka ndërprerë bashkëpunimin me Bolognën dhe është drejt zyrtarizimit në stolin e Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League

"Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës" - Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

Ndërkombëtare
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori