Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas shumë kohësh është shfaqur dhe ka folur në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Ai ka kërkuar që procesi të jetë i drejtë, dhe të kryhet në kohë të arsyeshme e poashtu të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Do të jem i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë me juve për faktin se është në interesin publik kjo që do ta them. Janë dy çështje. Çështja e parë ka të bëj me kohëzgjatjen e këtij procesi. Që nga dita e parë kur jemi futur në këtë sallë, Prokuroria ka kërkuar në mënyrë transparente 545 orë. Prej ditës së parë, faktikisht, secili e kemi ditur se 545 orë me procesin që do ta zhvillojmë në këtë sallë, do të kalonin 3 vjet ose 4 vjet, edhe nëse fare asnjë pyetje nuk do të bënte as mbrojtja e as ju si trup gjykues”, tha Kadri Veseli.
“Nuk dua të paragjykoj askënd, por ajo që dua të them është se besoj është në interes të publikut, jo vetëm tonin si të akuzuar, që dikush duhet të merr përgjegjësinë e vendimmarrjes, që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm fer, jo vetëm transparent, jo vetëm të respektojë procedurat e Kushtetutën e ligjet e Republikës së Kosovës, por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme”, tha Veseli më tutje.
Ai kërkoi të mos cenohet besimi i qytetarëve të Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare.
“Unë si njëri nga të akuzuarit, i nderuar trup gjyqësor, frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, nuk ka të bëjë me fatin tonë individual, por me një mesazh që do ta dërgojmë te populli i Kosovës i cili e ka krijuar me vetëdije të plotë, por edhe me besim këtë gjykatë, tek ju si partner tanë ndërkombëtarë, dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të cenohet besimi që ka shtetin ligjor dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha Veseli.
Veseli pati edhe një koment për avokatin Ben Emmerson.
“Është edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me mua si të akuzuar dhe me avokatin tim. I nderuar trupi gjykues, po e shoh një komunikim që nuk është normal e as profesional. Nuk po paragjykoj, por si i akuzuar kam drejt të jap mesazh. Nuk do të doja që në gjera që janë jashtë realitetit tim të ndikohet e paragjykohet, sepse ka një mos përmbajtje në adresimet e avokatit tim”, deklaroi Kadri Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit