LAJMI I FUNDIT:

Projektrezoluta antikorrupsion, Rama: Thellim i luftës për t’iu përgjigjur sfidës së integrimit në BE

Projektrezoluta antikorrupsion, Rama: Thellim i luftës për t’iu përgjigjur sfidës së integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se projektrezoluta antikorrupsion buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte dhe reflekton nivelin e rritur të sfidës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE me të gjitha detyrimet që burojnë prej saj.

Rama theksoi se “dallga e re reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, nis me votimin e rezolutës së propozuar nga Partia Socialiste për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.


Sipas tij, “kjo nismë që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me komentet që janë bërë nga burime të ndryshme”.

“Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK, apo se ne jemi kujtuar pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin. Jo, ne jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh ndaj ka ndodhur edhe reforma në drejtësi bashkë me lindjen e SPAK, i cili ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice”, tha Rama.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës në sallë, Rama tha se “SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi, o vdes dhe që kush e pi një herë po njëherë jo, jo që nuk ka shans të vetëpastrohet dhe të vazhdojë para, por vetëm zgjat agoninë e vetë dhe tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës”.

“Pikërisht pse ne jemi futur në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh ka ndodhur edhe transformimi rrënjësor i shërbimeve publike përmes digjitalizimit, reforma e prokurimeve publike bashkë me 1 miliard euro të kursyera me tendera dhe ngjitja e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parin në pikëzimin rajonal për këtë fushë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, ndaj ka ndodhur edhe çelja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Rama gjithashtu tha se “proceset penale për zyrtarët e të gjitha niveleve po ndodhin, sepse lufta e nisur seriozisht 10 vite më parë kundër korrupsionit është e vërtetë, serioze dhe pa kthim.

“Kush rri e numëron ‘u thirr ky e ai, u arrestua ky e ai’, duke e kthyer opozitën politike dhe mediatike në një llogore baltosjeje me iluzionin se do na e kthejnë ne popullin kundër, thjesht do të zhytet vetë përditë nga ajo baltë dhe do të zvogëlohet nga fuqia”, tha Rama.

Rama tha se “ata që nuk e kuptojnë se pa vizionin dhe vullnetin tonë shtetbërës asnjë nga këto nuk do të ndodhnin dhe sot nuk do të kishte asnjë zyrtar nën hetim, ose nuk duan fare ta pranojnë se është kthyer rrota e historisë së këtij vendi, ose nuk kanë forcë të besojnë se Shqipëria që nuk u bë dot nga ata, po bëhet nga ne, ose nuk kanë asnjë gjë me vlerë për të thënë dhe flasin pa pushim”.

“Ndërsa ata që e kuptojnë se lufta me korrupsioni në një shtet demokratik që kishte zgjedhje jo të lira çdo 4 vjet është një luftë që bëhet duke i thënë kazanit ‘të iki Lena, se do vijë Prena’, nuk e kanë idenë sesa larg realitetit të kësaj lufte janë”, tha Rama.

Sipas tij, “kjo nuk është një luftë vulgare për pushtet, por luftë për shtetbërje demokratike, vendosjen e mekanizmave shtetërorë e institucionalë që shkojnë përtej Lena-Prenave dhe ulin hap pas hapi ndikimin e lartë të subjektivitetit njerëzor mbi çdo pjesë të makinerisë kushtetuese, duke forcuar funksionimin e ligjit”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori