I merret pasaporta Ixhet Memetit, thotë se nuk ka bërë asgjë kundërligjshëm
![I merret pasaporta Ixhet Memetit, thotë se nuk ka bërë asgjë kundërligjshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/ixhet-memeti-780x439.jpg)
Pas propozimit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake sot i ka caktuar masa të sigurisë Ixhet Memetit, i dyshuari i dytë në hetimin lidhur me marrjen e ryshfetit, për ndikim në një rast, në të cilën i dyshuar i parë është gjykatësi suprem Naqe Georgiev.
Ixhet Memeti ka për obligim rregullisht të paraqitet në gjykatë, i është marrë pasaporta dhe nuk ka të drejtë të nxjerrë të re.
Në një prononcim për media para Gjykatës Penale, Memeti ka thënë se është në interes të të gjithëve që procedura të përfundojë sa më shpejt.
“Është në interesin tim dhe interesin e publikut që autoritetet të përfundojnë punën e tyre sa më shpejt. Kjo sigurisht që më prek mua si qenie njerëzore, megjithatë nuk është mirë të flas para mediave për një çështje që po zhvillohet në gjykatë. Ju siguroj se do të përfundojë shumë shpejt dhe do të dalë se nuk kam bërë asgjë kundërligjore”, tha Memeti.
Për raportet me gjyqtarin suprem Georgiev, ai tha se i njeh të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe është mik me ta, por se nuk ka biseduar për lëndët.
Ndryshe, më herët, Gjykata Penale i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh gjyqtarit suprem Naqe Georgiev, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se mund të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe rrethanat që tregojnë se do ta kryejë apo përsërisë veprën penale. Ai së bashku me Memetin, dyshohet se kanë marrë ryshfet për të ndikuar në një proes gjyqësor kundër kryetarit të Novo Sellës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/vershimet1-380x233.jpg)
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
![Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti-mitro-380x233.jpg)
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti
![Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Isuf-Kadriu-380x233.jpg)
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat
![Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/varroset-prifti-380x233.jpg)
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
![Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Megunaroden-Aerodrom-Skopje-1170x778-1-380x233.jpg)
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit
![Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-380x233.jpg)
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/italianet-1212-380x233.jpg)
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
![Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-202412-380x233.png)
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
![Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ramos-380x233.jpg)
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
![Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-235523-380x233.png)
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024