LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita

Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita

Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany, ka mbajtur bisedime për një kalim befasues tek Bayern Munich, të cilët janë duke hasur në vështirësi për të gjetur një trajner të ri.

Pasi u refuzuan nga disa kandidatë të profilit të lartë muajin e kaluar, duke përfshirë Xabi Alonson, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, gjiganti gjerman ka kthyer vëmendjen tek futbolli anglez.


Kompany dështoi ta udhëheqë Burnleyn drejt zonës së shpëtimit këtë sezon në Ligën Premier, pasi paraprakisht fitoi 101 pikë për t’u promovuar nga Championshipi në 2023.

Legjenda e Manchester Cityt më herët ka drejtuar Anderlechtin, aty ku i kishte dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

Stili i lojës së Kompany është ajo që i ka impresionuar drejtorët e Bayernit, e po ashtu lart në listë qëndron edhe trajneri i Brentfordit, Thomas Frank.

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier
Lexo po ashtu Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Danezi arriti që ta mbajë Brentfordin pjesë të Ligës Premier për të tretin sezon rresht, përkundër faktit që lojtarët e tij më të mirë ishin të lënduar për pjesën e konsiderueshme të kampionatit.

Burnley në anën tjetër, ka fituar vetëm pesë nga 38 ndeshje të luajtura në Ligën Premier këtë sezon, por kjo nuk e ka shqetësuar Bayernin sipas Sky Germany.

Gjiganti bavarez janë të etur për të konfirmuar sa më shpejt që të jetë e mundur trajnerin e tyre të ri pas largimit të Thomas Tuchel, me të cilin Bayerni i konsideroi rrugët e ndara që prej muajit shkurt./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori