Rusia thotë se rrëzoi 60 dronë dhe disa raketa mbi territorin e saj, ndërsa Ukraina tha se shkatërroi 30 dronë rusë. Njoftohet për të paktën katër të vrarë në një sulm në periferi të Kharkivit, ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e ripërtërirë në verilindje të Ukrainës, të shkatërruar nga lufta.
Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 57 dronë ukrainas mbi rajonin jugor të Krasnodarit gjatë natës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Zyrtarët lokalë ushtarakë thanë se copat e dronëve të goditur ranë mbi një rafineri nafte në qytetin Slavyansk-on-Kuban, por nuk pati zjarr apo dëme.
Por rrjeti i lajmeve Astra publikoi video ku shihej një shpërthim në rafineri teksa goditej nga një dron. Pamjet filmike nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Nëntë raketa balistike me rreze të gjatë dhe një dron u shkatërruan mbi Krimenë e pushtuar nga Rusia, pas sulmit masiv ukrainas me dron të premten që shkaktoi ndërprerje të energjisë në qytetin e Sevastopolit.
Tre dronë të tjerë u rrëzuan mbi rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën. Sipas guvernatorit rajonal Vyacheslav Gladkov, çatia e një kishe u dogj nga rënia e mbeturinave të dronëve, por nuk pati viktima.
Në rajonin e Khersonit, pjesërisht të pushtuar nga forcat ruse, guvernatori i vënë nga Kremlini, Vladimir Saldo, tha se një person vdiq dhe 16 u plagosën kur një dron ukrainas goditi një automjet të dielën në mëngjes.
Forcat ajrore ukrainase thanë se rrëzuan të 37 dronët rusë të lëshuar kundër gjatë natës kundër Ukrainës.
Në rajonin e Kharkivit, ku Moska nisi kohët e fundit një ofensivë të re, guvernatori rajonal Oleh Syniehubov tha të dielën në mëngjes se një person vdiq dhe 11 u plagosën si rezultat i bombardimeve të një dite më parë. Ai tha të dielën se katër persona u vranë dhe 15 u plagosën në një sulm rus në periferi të kryeqytetit rajonal.
Rusia nisi një ofensivë në rajonin e Kharkivit në fund të javës së kaluar, duke shtuar ndjeshëm trysninë mbi forcat më të pakta ukrainase. Ukraina është në pritje të dërgesave të vonuara të armëve dhe municioneve nga partnerët e saj perëndimorë, thelbësore për luftën e saj kundër agresionit rus. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë