LAJMI I FUNDIT:

Gjesti fantastik i Reus për tifozët e Dortmundit në ndeshjen e tij të fundit në Bundesliga

Gjesti fantastik i Reus për tifozët e Dortmundit në ndeshjen e tij të fundit në Bundesliga

Marco Reus tregoi klasin e tij të vërtetë me një gjest fantastik që bëri pas ndeshjes së tij të fundit për Borussia Dortmundin në Bundesliga.

Legjenda e Dortmundit luajti ndeshjen e tij të fundit për klubin në shtëpi, 12 vite pasi iu bashkua atyre nga Borussia Monchengladbach.


34-vjeçari e gjeti rrugën e rrjetës duke ekzekutuar në mënyrë përfekte një goditje dënimi, duke ndihmuar kështu Dortmundin që të fitojë me rezultat të thellë 4-0 ndaj Darmstadit në xhiron e fundit në Bundesliga.

Reus nuk ka qenë një startues i rregullt për ekipin e Edin Terzic këtë sezon, por pasi kualifikimi në Ligën e Kampionëve tashmë është siguruar, ai ishte bërë pjesë e formacionit startues për këtë ndeshje.

Kur Reus u zëvendësua në minutën e 81-të, bashkëlojtarët e tij i dhuruan gardën e nderit teksa ai po largohej nga fusha.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Reus vrapoi në drejtim të tribunës që njihet me emrin ‘Sudtribune’ ose ndryshe ‘Muri i Verdhë’ ku iu bashkua tifozëve për t’i kënduar disa këngë.

Tifozët më pas e zbuluan që Reus i kishte bërë atyrë një surprizë si shenjë respekti për mirënjohjen ndaj tij.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale shihet një shënim i Reus në një fletë që iu dorëzua tifozëve me mesazhin: Faleminderit për gjithçka! Birrat e lamtumirës janë në emër timin. I juaji, Marco.

Gjatë këtyre 12 sezoneve si lojtar i Dortmundit, Reus bëri 428 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 170 gola dhe duke dhuruar 131 asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori