LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një grua në Mitrovicë, pengoi dy zyrtarë në kryerje të detyrës

Arrestohet një grua në Mitrovicë, pengoi dy zyrtarë në kryerje të detyrës
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në jug të Mitrovicës pasi e njëjta dyshohet se ka penguar në kryerje të detyrës dy zyrtarë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 11:00.


“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka penguar në kryerje të detyrës dy ankuesit kosovarë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/