LAJMI I FUNDIT:

Gjermania publikon listën për Euro 2024, Nagelsmann lë jashtë katër lojtarë të mëdhenj

Gjermania publikon listën për Euro 2024, Nagelsmann lë jashtë katër lojtarë të mëdhenj

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka lënë katër lojtarë të mëdhenj jashtë skuadrës së tij paraprake për Euro 2024.

Gjermania do të presë turneun këtë verë dhe është favoritja e tretë për të fituar pas Anglisë dhe Francës.

Detyra e Nagelsmann për të zgjedhur një skuadër për turneun u bë më e lehtë muajin e kaluar kur UEFA votoi për të rritur skuadrat nga 23 në 26 lojtarë.


Zbulohen dhjetë favoritët në përqindje për të fituar Euro 2024
Lexo po ashtu Zbulohen dhjetë favoritët në përqindje për të fituar Euro 2024

Ai tani ka emëruar një skuadër paraprake prej 27 lojtarësh, të cilën një lojtar do ta braktiste përpara afatit përfundimtar për skuadrat më 7 qershor.

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels , 35 vjeç, nuk është përfshirë në skuadër, pavarësisht formës së tij mbresëlënëse për Dortmundin dhe përvojës së madhe pasi ishte pjesë e ekipit fitues të Kupës së Botës në Brazil në 2014.

Gjithashtu nuk ka vend për Timo Werner, i cili ka arritur vetëm dy gola që kur u bashkua me Tottenham në huazim nga RB Leipzig në janar.

Mesfushori i Bayern Munichut, Leon Goretzka, gjithashtu është lënë jashtë skuadrës pas formës së vështirë me skuadrën e tij të klubit.

Shoku i tij i skuadrës, Serge Gnabry gjithashtu është lënë jashtë nga Nagelsmann, por ky i fundit shkaku i lëndimit.

Gjermania përballet me Ukrainën dhe Greqinë në miqësoret muajin e ardhshëm përpara turneut.

Ata më pas do të përballen me Skocinë në ndeshjen hapëse të Euros më 14 qershor, me skuadrën e Nagelsmann-it që do të përballet me Hungarinë (19 qershor) dhe Zvicrën (23 qershor) në ndeshjet e tyre të fundit në grup.

Skuadra e Gjermanisë për Euro 2024

Portierë: Oliver Baumann, Manuel Neuer, Alexander Nubel, Marc-Andre ter Stegen

Mbrojtës: Waldemar Anton, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Robin Koch, Maximilian Mittelstadt, David Raum, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah

Mesfushorët: Robert Andrich, Chris Fuhrich, Pascal Gross, Ilkay Gundogan, Toni Kroos, Jamal Musiala, Aleksandar Pavlovic, Leroy Sane, Florian Wirtz

Sulmues: Maximilian Beier, Niclas Fullkrug, Kai Havertz, Thomas Muller, Deniz Undav

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori