LAJMI I FUNDIT:

Klubet arabe shënjestrojnë katër yje në Ligën Premier – përfshirë dy lojtarë të Man Utd

Klubet arabe shënjestrojnë katër yje në Ligën Premier – përfshirë dy lojtarë të Man Utd

Klubet nga Arabia Saudite raportohet se kanë shënjestruar hiq më pak se katër yje të Ligës Premier para hapjes së afatit kalimtar veror.

Verën e kaluar, klubet arabe shpenzuan miliarda euro për të joshur disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit evropian për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.


Pasi Cristiano Ronaldo iu bashkua Al Nassr në janar të vitit 2023, yjet si Karim Benzema, Sadio Mane, Aymeric Laporte, Riyad Mahrez, Neymar gjithashtu bënë kalimin në Arabinë Saudite.

Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror, është raportuar se klubet arabe po vështrojnë tregun në Ligën Premier përsëri.

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Lexo po ashtu Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Siç është raportuar nga The Telegraph, klubet arabe kanë targetuar katër emra të mëdhenj të futbollit anglez.

Lojtarët që mund të transferohen potencialisht në Arabi janë Alisson Becker, Ederson dhe dyshja e Manchester United, Casemiro dhe Bruno Fernandes.

Raporti shton se agjentët e Casemiros kanë mbajtur bisedime me klube të ndryshme në regjion dhe besohet se United do të ishte i gatshëm që ta shesë atë për ofertën e duhur.

Për më shumë, është raportuar se klubet arabe do të synojnë transferimin e të paktën 10 lojtarëve të mëdhenj këtë verë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori