LAJMI I FUNDIT:

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se rruga e gabuar ka filluar qysh nga viti 1999, pasi nuk është vlerësuar drejt politika e bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk është kuptuar drejt që Serbia është armiqësore në raport me çështjen shqiptare.

“Ne e kemi një klasë politike që nuk ka besuar se kemi mundësi të çlirohemi prej Serbisë dhe është ballafaquar me një klasë politike që i ka prirë procesit të luftës  çlirimtare dhe e kemi detyruar bashkësinë ndërkombëtare të reflektojë në raport me interesat tona kombëtare. Por, këtë reflektim të bashkësisë ndërkombëtare e kemi marrë sikur diçka të kryer dhe nuk e kemi vlerësuar se është një proces që duhet të zhvillohet”, ka thënë Humolli në RTK.

Ai ka thënë se qeveria aktuale e ka ndërruar kursin e saj dhe për këtë është dashur të shkojë sërish te qytetari dhe ta kërkojë besimin.


“Kjo qeveri e ka marrë besimin e qytetarëve për t’iu qasur ndryshe Serbisë, jo të bisedojë për dinarin, ose jo t  të bisedojë me Serbinë për Kosovën. E ka marrë besimin për të biseduar me serbët e Kosovës për Kosovën. Në vend që të bisedojmë me serbët e Kosovës, sot institucionet tona dhe partitë politike në tërësi kanë pranuar të bisedojnë me Vuçiqin për jetën e serbëve në Kosovë”, ka theksuar tutje Humolli.

Sipas tij kjo qasje e ka bërë të fuqishëm Vuçiqin në Beograd dhe të njëjtën kohë i ka vendosur në pozitë të keqe aleatët ndërkombëtar.

“Edhe në kuvend kam kërkuar se ne duhet të ndërtojmë një institucion që duhet të bëjë analiza se ku kemi qenë, ku jemi dhe ku po shkojmë. Nuk ka mundësi të bëjë analizat një subjekt politik që sheh vetëm një drejtim. Analizat shkencore i bëjnë institucionet të cilat i shohin gjërat prej të gjitha drejtimeve”, ka nënvizuar ai.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se sa shqiptarët, teksa e ka ndërlidhur këtë me faktin që shqiptarët nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime kushtetuese pa votën e deputetëve serbë.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori