LAJMI I FUNDIT:

Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Josko Gvardiol arriti të shënonte dy gola në fitoren e thellë të Manchester Cityt 0-4 në udhëtim te Fulham.

E në minutën e 96-të u shkaktua penallti, ku përsipër për ta ekzekutuar e mori sulmuesi argjentinas Julian Alvarez që realizoi për rezultatin përfundimtar.


Në fakt në ndeshje u diskutua që penalltinë ta ekzekutonte mbrojtësi kroat Josko Gvardiol, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Manchester City shkruan historinë në futbollin anglez duke thyer edhe dy rekorde tjera të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Manchester City shkruan historinë në futbollin anglez duke thyer edhe dy rekorde tjera të jashtëzakonshme

Nëse do të shënonte Gvardiol, do të bënte het-trik dhe do të ishte mbrojtësi i parë në histori të Ligës Premier që realizon tre gola për një ndeshje.

Megjithatë kroati ka treguar pas ndeshjes arsyen pse nuk e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, derisa shprehet i lumtur që Alvarez shënoi.

“Jam shumë i lumtur sepse shënova dy gola dhe se skuadra fitoi. E diskutuam në fushë që ta godisja unë penalltinë, do të më pëlqente në fakt. Por, kemi një goditës dhe ai e mori përsipër duke shënuar edhe gol. Më vjen mirë për Alvarez”, u shpreh Gvardiol. I

vetmi mbrojtës në  Ligën Premier që ja ka dalë të shënojë një het-trik është lojtari i Everton, Steve Watson në një ndeshje të vitit 2003 ndaj Leeds, por interesant është fakti se në atë sifidë, ai nuk luante në mbrojtje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Kalo në kategori