LAJMI I FUNDIT:

Minnesota të pandalshëm, marrin edhe fitoren e dytë ndaj Nuggets

Minnesota të pandalshëm, marrin edhe fitoren e dytë ndaj Nuggets

Minnesota Timberwolves ka marrë fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në Play-Off të NBA.

Timberwolves ka marrë një fitore të thellë në udhëtim me 26 pikë diferencë 106:80.


Anthony Edwards dhe Karl-Anthony Towns shënuan secili nga 27 pikë për t’i dhënë fitoren e dytë dhe epërsinë e madhe 2-0 skuadrës së tyre.

Në anën tjetër, Nikola Jokic e mbylli ndeshjen me 16 pikë, 16 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa Aaron Gordon shënoi 20 pikë për vendasit, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Dy ndeshjet e ardhshme luhen në Minneapolis dhe Minesota do të ketë shansin për të kryer këtë seri nëse i fitojnë dy ndeshjet dhe të shkojnë në finale të Konferencës së Perëndimit.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja e parë e serisë së raundit të dytë të Konferencës Lindore mes New York Knicks dhe Indiana Pacers, ku vendasit fituan 121:117.

New York u drejtua drejt fitores nga ylli i tyre Jalen Brunson me plot 43 pikë, ndërsa në krahun tjetër më i mirë se të tjerët ishte Myles Turner me 23 pikë.

Tani Knicks janë në epërsi 1-0 ndaj Pacers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori