LAJMI I FUNDIT:

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare.

Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Vendimi për kalimin e kufirit në këtë mënyrë u zgjat nga tre në nëntë muaj të vitit për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga udhëtarët shqiptarë nga Kosova që vizitojnë Shqipërinë.

“Tani përderisa jemi një komb dhe themi se jemi një komb e jemi shqiptarë, do të duhej që të hiqeshin gjithmonë këto kontrolle se vetëm na i heqë kolonat”.

“Ky është një lehtësim i madh si për Kosovën edhe për Shqipërinë”, u shprehën disa prej tyre.

As për të hyrë në Kosovë, deri më 31 dhjetor, udhëtarët nga Shqipëria nuk do kenë nevojë të paraqesin dokumentin e identifikimit para policisë kufitare të Kosovës.

Zgjatja e periudhës së vendimit për kalimin pa kontrolle është mirëpritur sidomos nga shtetasit e Shqipërisë që udhëtojnë çdo ditë në Kosovë.

Ata shprehen se “duhet të mos ketë kufi fare”.

“Udhëtojmë shpesh dhe nuk do të duhej të kishte fare kontrolle”, tha një prej qytetarëve që po kalonte të shtunën nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare të Kosovës, që menaxhon me pikëkalimet me Shqipërinë, për tre ditët e para të muajit maj, në Kosovë kanë hyrë mbi 47 mijë persona, e nga vendi kanë dalë po ashtu mbi 47 mijë persona./Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori