LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (Norad) ka përgjuar një aeroplan rus i cili thuhet të ketë përgjuar hapësirën ajrore amerikane.

Bëhet e ditur se aeroplani rus ka depërtuar në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut.


“Ndërsa asetet ajrore ruse në asnjë moment nuk kanë shkelur hapësirën ajrore të SHBA-së apo Kanadasë, mjetet e mbrojtjes sonë ajrore ishin në gjendje të zbulonin dhe identifikonin bombardues Tu-95 Bear që merrnin pjesë në një stërvitje forcash pranë brigjeve të Alaskës dhe Kanadasë”, tha gjeneralmajor Brett Cairns, drejtor i operacioneve të Norad.

Siç raportohet, Norad ka nisur aeroplanët luftarak F-15 nga rajoni Norad i Alaskës dhe CF-18 jashtë rajonit kanadez, megjithëse gjenerali njoftoi se ato nuk ishin të nevojshme për përgjim, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Kjo përgjigje ndaj bombarduesve rusë tregon se si Norad vazhdon të monitorojë rreziqet ajrore në Amerikën e Veriut”, tha Cairns.

Ndryshe, edhe Pentagoni me anë të një deklarate konfirmoi se në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës kanë hyrë katër aeroplanë rusë.

“Aeroplani rus mbeti në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore sovrane amerikane apo kanadeze”, thuhet në një deklaratë.

Sipas Pentagonit, ky lloj aktiviteti ndodh rregullisht dhe nuk konsiderohet kërcënim.

“Norad përdor një rrjet satelitësh, radarësh me bazë tokësore dhe ajrore dhe aeroplanë luftarakë për të zbuluar dhe gjurmuar aeroplanët e tjerë. Ne mbetemi të gatshëm të përdorim një sërë opsionesh reagimi në mbrojtje të Amerikës së Veriut”, tha gjenerali. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden dhe Trump, kritika të forta ndaj njëri-tjetrit, disa nga pikat kryesore në debatin presidencial në Atlanta

Biden dhe Trump, kritika të forta ndaj njëri-tjetrit, disa nga pikat kryesore në debatin presidencial në Atlanta

Amerika
Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore - ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore - ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Evropa
Të dhënat tregojnë se Rusia

Të dhënat tregojnë se Rusia "humbi 1000 ushtarë nga fusha e betejës çdo ditë muajin e kaluar"

Botë
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kalo në kategori