LAJMI I FUNDIT:

Probleme të mëdha për Milanin, konfirmohet lëndimi i dy yjeve pas barazimit me Juventusin

Probleme të mëdha për Milanin, konfirmohet lëndimi i dy yjeve pas barazimit me Juventusin

Milani ka marrë disa lajme të këqija nga infermieria sa i përket situatës së dyshes Mike Maignan dhe Ruben Loftus-Cheek pas barazimit me Juventusin.

‘Rossonerët’ kanë dështuar që të impresionojnë me paraqitjen e tyre në deribn ndaj Juventusit, pasi ndeshja përfundoi pa gola 0-0.

Të besuarit e Stefano Piolit tani janë pa fitore në tri takimet e tyre të fundit në ligë, ndërsa jo shumë kohë më parë u eliminuan në çerekfinale të Ligës së Evropës nga Roma.

Milanit i kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit, ku sipas raportimeve nga Italia, këto ndeshje mund të jenë të fundit për Piolin në stolin e ekipit.

Milani është kualifikuar në Ligën e Kampionëve 2024/25
Lexo po ashtu Milani është kualifikuar në Ligën e Kampionëve 2024/25

Calciomercato raporton se Maignan dhe Loftus-Cheek iu nënshtruan disa testeve mjekësore mëngjesin e sotëm (e hënë), ku edhe u konfirmua lëndimi i tyre.

Sipas parashikimeve të para ata pritet që të mbeten jashtë fushës për 10-14 ditë, por disa teste të reja mjekësore do të bëhen për të hedhur dritë më shumë mbi gjendjen e tyre.

Ky lëndim vjen në një moment të keq për reprezentuesin anglez duke ditur faktin se ai kishte hyrë në një formë të mirë së fundmi, teksa deri në këtë pikë të sezonit ka qenë autor i gjashtë golave të shënuar në elitën e futbollit italian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve

Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Liga e Kampionëve
Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

Liga e Kampionëve
Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Liga e Kampionëve
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori