LAJMI I FUNDIT:

Barcelona shumë afër transferimit të mesfushorit 30-vjeçar të Real Betisit

Barcelona shumë afër transferimit të mesfushorit 30-vjeçar të Real Betisit

Një pozicion të cilin Barcelona e ka identifikuar të nevojshëm për tu përforcuar është ai i mesfushorit defanziv.

Oriol Romeu ka vuajtur shumë që prej se u transferua nga Girona, diçka që ka shtyrë Xavin ta përdor shpeshherë Andreas Christensen në atë pozicion, ani pse një zgjidhje e përhershme është kërkuar.

Një blerje e nivelit të lartë është preferenca e drejtuesve të klubit, ndonëse në të njëjtën kohë, Barcelona ka filluar bisedimet për transferimin e mesfushorit argjentinas Guido Rodriguez, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Marrëveshja për transferimin e Rodriguez tek blaugranasit është e avancuar siç raporton mediumi katalanas Sport.

Rodriguez do të ishte një opsion shumë i mirë për Barcelonën, ndonëse tek klubi shpresojnë që përveç tij, të arrihet transferimi edhe i një tjetër mesfushori.

Bisedimet sa i përket kushteve personale të lojtarit duket se kanë qenë mjaft pozitive, ani pse transferimi i tij nuk mund të konsiderohet ende i kryer.

Në rast transferimi tek Barcelona, atëherë ky lajm do të thoshte se Oriol Romeu duhet të gjejë një klub tjetër për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve

Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Liga e Kampionëve
Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

Liga e Kampionëve
Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Liga e Kampionëve
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori