LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ishte vendimi im”, Arteta zbulon se kush fshihet pas transferimit të Havertz tek Arsenali

“Nuk ishte vendimi im”, Arteta zbulon se kush fshihet pas transferimit të Havertz tek Arsenali

Një ndër lojtarët më në formë të Arsenalit këtë sezon padyshim ka qenë edhe gjermani Kai Havertz. 24-vjeçari deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në Ligën Premier, duke përfshirë këtu edhe një gol të shënuar në Ligën e Kampionëve.

Shumëkush mund të kishte menduar se vetëm Mikel Arteta ka pasur gisht në transferimin e tij nga Chelsea verën e kaluar, por këtë e ka mohuar së fundmi vet tekniku spanjoll.

Ai ka thënë se ishte një vendim i përbashkët me klubin që të nënshkruhet me Havertzin nga rivali i qytetit Chelsea.


“Nuk ishte vendimi im, ishte vendimi ynë. Ne ishim shumë të harmonizuar me vizionin e klubit, dhe pastaj natyrisht nga ana sportive ne bëmë një rekomandim”, ka thënë fillimisht Arteta.

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij
Lexo po ashtu Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

“Shumë persona ishin të përfshirë dhe ju keni nevojë edhe për mbështetjen e pronarëve gjithashtu, për t’i bërë gjërat të ndodhin”.

“Ne ishim shumë të bindur se ata ishin lojtarë me kualitetet e duhura për t’u përshtatur me stilin tonë, klubin tonë, dhe ndonjëherë merr pak kohë, kjo është e pashmangshme”.

“Ndonjëherë ju do të bëni gabime, unë mundohem që t’i minimizoj ato, dhe të mundohem të paktën të krijojë mjedisin që lojtarët kanë nevojë për të përmbushur potencialin e tyre”, përfundoi ai.

Arsenali u kritikua shumë kur ata nënshkruan me Havertzin nga Chelsea verën e kaluar, sidoqoftë gjermani me paraqitjet e tij arriti që t’i dëshmojë të gjithëve pse ‘Topçinjtë’ morën vendimin e duhur për ta sjellur në ekip./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori